Disa shoqata multikulturore në Finlandë

Komuniteti shqiptarë në Finlandë është i përfaqësuar edhe nëpër shoqata të ndryshme multikulturore në forma të ndryshme të pjesëmarrjes. Në disa raste kemi bashkëpunime me shoqatat tjera apo vetëm si pjesë e shoqatave multikulturore.

Familia Ry

Shoqata Familia ry e themeluar në vitin 1988 bashkon njerëzit që jetojnë në Finlandë, pavarësisht origjinës së tyre të gjuhës apo kulturës. Qëllimi i aktiviteteve është që të mbështes integrimin e dyanshëm të atyre që janë shpërngulur në Finlandë për arsye të ndryshme dhe atyre që kanë lindur në Finlandë.

Shoqata organizon aktivitete të ndryshme kulturore ku ndër to përfshihen edhe kurse të gjuhës. Më shumë informacione gjeni tek webfaqja zyrtare www.familiary.fi

Hakunilan Kansainvälinen Yhdistys Ry.

Shoqata ndërkombëtare Hakunila është themeluar në vitin 1998. Kjo shoqatë ka si qëllim promovimin e kulturave të ndryshme, avancimin e aktiviteteve kulturore si dhe ofron shërbime të ndryshme këshilluese për emigrantët nga të gjitha vendet.

Buhran Hamdon për shumë vite ka drejtuar zyrën në lagjen Hakunila të komunës Vantaa duke dhënë ndihmën e mundshme në bashkëpunim me sektorin publik dhe privat duke përfshirë çështjet e emigrantëve në fushën e integrimit, punës, kurseve të gjuhës, rinisë, kundër racizmit dhe çështjeve tjera kulturore.

Shoqata gjatë tërë kohës organizon mbrëmje me aktivitete të ndryshme kulturore të organizuara nga grupet punuese në kuadër të shoqatës si grupi: shqiptar, arab, kurd, roman, somalez, rus, vietnamez etj. Vlen të theksohet se në bordin drejtues kryetar i shoqatës për shumë vite me radhë është Harun Osmani ndërsa në grupin shqiptar ekzistojnë takime të rregullta javore të ndara në dy grupe si klubi i burrave dhe klubi i grave. Grupi i grave takohet çdo të shtunë në ora 17:00 dhe grupi i burrave çdo të diel në ora 17:00.

Për momentin shoqata ofron shërbimet nga 2 zyrat e saj në adresat e mëposhtme:

Hakunilan Kansainvälinen yhdistys ry.
Kannuskuja 2A, 3. krs (Hakunila)
01200 Vantaa
Tel: 09 272 2775
Mob: 040-501 3199
hakunilan@kolumbus.fi
ww.hakunila.org
Facebook www.facebook.com/HakunilaInternationalSociety

Länsimäinen kansainvälinen toimintakeskus
Kilpakuja 1
01280 Vantaa

SONDIP - Unioni i shoqatave multikulturore në jug-perëndim të Finlandës

SONDIP i themeluar në vitin 2006 ka si qëllim promovimin e kulturave të ndryshme në shoqërinë finlandeze. Ky union ka si synim të promovojë dukshmërinë e shoqatave multikulturore dhe për të rritur bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm.

Aktualisht unioni ka 19 shoqata të anëtarësuara. Vlen të theksohet se këtu bënë pjesë edhe shoqata shqiptare "Bashkimi". Pasi misioni i unionin shkon në promovimin dhe aktivitetet e shoqatave anëtare, edhe me shoqatën Bashkimi janë bërë projekte konkrete në interes të komunitetit shqiptarë.

SONDIP
Hämeenkatu 15
20500 Turku
+358 40 527 4114
info@sondip.com
www.sondip.com

Moniheli - Rrjeti i shoqatave multikulturore

Moniheli është themeluar në vitin 2010 si një rrjet bashkëpunimi për organizatat multikulturore. Deri më tani rrjeti numëron mbi 100 anëtarë. Qëllimi i Monihelli-t është promovimi i zhvillimit të një shoqërie multikulturore dhe të larmishme dhe gjithashtu të përkrah aktivitetet e shoqatave anëtare në fusha të ndryshme. Më shumë informacione gjeni tek webfaqja zyrtare www.moniheli.fi

Hermannin rantatie 12 B, 4. krs
00580 Helsinki

Komunitetet në Finlandë