Metodat e mësimit të gjuhës në Finlandë

Sikurse në çdo lëmi edhe në mësimin e gjuhës ekzistojnë metoda të ndryshme të mësuarit. Për shkak të rrethanave të ndryshme, ne nuk mund të themi saktë se cila është metoda më e përshtatshme për mësimin e një gjuhe por janë disa kritere dhe përparësi që ndikojnë pozitivisht tek të mësuarit e një gjuhe. Edhe pse këto kritere janë pozitive, sigurisht nuk ju përshtatën të gjithëve prandaj më poshtë kemi marrë disa raste se si mund të shfrytëzohen metodat e të mësuarit.

Ju bëj me dije se këto metoda janë bazuara nga përvoja e disa personave që kanë pasur suksese konkrete në mësimin e disa gjuhëve në vende të ndryshme dhe përvoja gjatë punimeve me projektin Emigranti prandaj këto metoda le ti marrim si opinion apo udhëzime.

Kurset e gjuhës

Kurset janë ndër modelet më të përfolura në mësimin e një gjuhe të huaj por suksesi dhe ideologjia e tyre shpesh ndodhë që mos të përshtaten njëra me tjetrën dhe arsyet mund të jenë të ndryshme. Për ta kuptuar më lehtë këtë metodë do ti marrim disa shembuj duke i ndarë në dy grupe: a) përparësitë dhe b) të metat

a) Përparësitë:

  • Kurset të simulojnë në mësimin e gjuhës sepse ne gjithmonë mendojmë se është vendi i duhur për mësim e një gjuhe të huaj
  • Ideologjia dhe programi që përmbajnë kurset kanë shumë veti pozitive sepse përmbajnë shumë gjëra të nevojshme (sa kemi vullnet ti shfrytëzojmë këto përmbajtje..?)
  • Vlerësimi dhe përfitimi i një çertifikate ndikon pozitivisht në stimulimin për mësimi e gjuhës

b) Të metat:

  • Pjesëmarrja në grupe të mëdha (mbi 10 persona) dhe ndryshimet në moshë, kombësi, edukim (nuk kanë sukses sepse programi i kursit nuk ju përshtatet njëjtë të gjithëve)
  • Orari i gjatë i të mësuarit vetëm gjuhë të huaj krijon frustrim tek shumica e studentëve dhe kështu humb interesi për përqendrim
  • Mësimi i gjuhës për një kohë të gjatë (mbi një vit) në shkollë tek shumë student krijon frustrim deri sa të arrijnë suksesin e duhur
  • Planprogramet që i ndjekin të gjitha rregullat e gramatikës nuk ndikojnë pozitivisht sepse shumica e studenteve që e mësojnë gjuhën e huaj, e mësojnë për nevoja në jetën e tyre të përditshme dhe në këtë mënyrë gjuha e folur do jetë më shumë në përdorim

Disa adresa të kurseve të gjuhës

Me anë të këtyre shembujve më lartë nuk duam që të shuajmë vullnetin për ndjekjen e kurseve por shpalosja e disa gjërave që nuk kanë sukses do të lehtësonte më shumë gjetjen e një zgjidhjeje tjetër. Nëse në një grup që ndjekin një kurs të gjuhës mbi 10 persona të moshave dhe kombësive të ndryshme dhe brenda këtij grupi ekzistojnë dallime të mëdha në edukim, kulturë, të kuptuarit atëherë do të ishte shumë vështirë që të kenë të gjithë sukses sepse dikush do ti kuptonte gjërat shumë më lehtë, dikush shumë më vështirë dhe në të njëjtën kohë për shkak të dallimeve do të humbas edhe vullneti prandaj gjatë ndjekjes së kurseve ju të gjithë duhet të punoni më shumë në shtëpi dhe të praktikoni në mënyrë të pavarur.

Puna

Mësimi i gjuhës në punë luan një rol shumë pozitiv sepse nevojat ditore ndeshen me jetën reale ku gjuha shfrytëzohet gjatë tërë kohës. Kjo metodë ka treguar efekte pozitive por shumica prej tyre e mësojnë gjuhën e folur e cila në fakt ju duhet në jetën e tyre të përditshme.

Shoqëria

Mësimi i gjuhës do të luante një rol shumë pozitiv nëse në rrethin shoqërorë flitet gjuha të cilën dëshironi ta mësoni përndryshe në grupet shoqërore që jetojnë në diasporë ku flitet gjuha shqipe, mësimi i gjuhës së huaj do të ndikonte shumë negativisht sepse gjithmonë do të mungonte praktika. Në këtë rast kemi edhe fakte reale ku në shumë ndërmarrje shqiptare, punëtorët e rinjë që vijnë nga trojet shqiptare e kanë shumë të vështirë të mësojnë gjuhën e vendit ku vendosën sepse aty gjatë gjithë kohës flitet gjuha shqipe ndërsa kontakti më gjuhën e huaj bie në një nivel shumë të ulët dhe kështu koha për ta mësuar gjuhën zgjatë më shumë.

Familja

Mësimi i gjuhës në rrethin familjar do të luante një rol shumë pozitiv por kjo do të jetë pakës vështirë sepse ne të gjithë në rrethet tona familjare duam të flasim gjuhën tonë dhe kështu mësimi i gjuhës tjetër bëhet më i vështirë.

Media

Mësimi i gjuhës duke i shfrytëzuar mediat do të luante një rol shumë pozitiv dhe mundësitë janë shumë të hapura. Faktet konkrete kanë treguar shumë sukses në këtë fushë duke përfshirë mësimin e gjuhës përmes televizionit, radiove, shtypit dhe sidomos viteve të fundit internetit. Interneti do të jetë një rast specifik pasi që përmes internetit jepen mundësitë në të gjitha anët dhe materialet janë nga të gjitha llojet. Ju vetë gjatë shfrytëzimit të internetit, në kompjuter keni shumë terme që i përdorni çdo ditë dhe nëse do keni një përqendrim më të thellë tek gjuha atëherë mundësit për ta mësuar gjuhën më shpejtë janë të hapura.

Gjuha në internet

Mësimi i finlandishtes në internet ka një burim të madh informacionesh dhe kjo ka arritur një sukses të madh në përpilimin e programeve të ndryshme për mësimin e gjuhës. Disa lidhje të cilat ofrojnë mësimin e gjuhës përmes internetit i kemi listuar më poshtë por ato janë në gjuhë të ndryshme duke u lidhur me gjuhën finlandeze. Përveç punimeve të ndryshme, nëpër këto faqe ekzistojnë edhe disa teste ku ju vetë mund ti provoni njohurit tuaja dhe të bëni ushtrime të ndryshme.

Disa portale

Këshilla

Pa marr parasysh se cilën metodë do ta përdorni ju, secila i ka gjërat e veta pozitive dhe sido që të jetë po ti shfrytëzoni ju këto veti atëherë suksesi për ta mësuar gjuhën e huaj do të jetë shumë më i lartë. Nga të gjitha metodat rëndësinë më të madhe do ta kishte vullneti apo stimulimi për mësim prandaj nga të gjitha këto ju mund të zgjidhni vetë metodën e cila juve ju duket më e përshtatshme.

Në fillim e kemi cekur se nuk mund të themi se cila metodë është më e mirë sepse këto varen edhe nga përshtatja e të kuptuarit tek çdo individ prandaj mundohuni të zgjidhni metodën e cila juve ju përshtatet më së miri. Do ishte mirë sikur ju të provoni metoda të ndryshme dhe të mos ngurroni edhe po të bëni gabime gjatë të folurit apo gabime tjera gjuhësore në situata të ndryshme.

Integrimi në Finlandë