Sistemi i edukimit në Finland

Finlanda ka ndër sistemet më të zhvilluar të arsimit në shkallë botërore dhe për ketë arsye diplomat nga shkollat finlandeze pranohen pothuajse në tërë botën.

Sistemi i edukimit në finland ndahet në keto shkalla:

  1. Shkollimi parashkollor
  2. Shkollimi fillor
  3. Shkalla e dytë (shkollimi i mesem)
  4. Shkollimi i larte (shkollimi universitar)

1. Shkollimi parashkollor zgjat vetëm një vit dhe nuk është i obligueshëm por mvaret nga vullneti i nxënsëve nëse deshirojn ta bëjn ndërsa komuna është e detyruar që të ofroj ketë shkollim tek të gjithe nxenësit.
Shkollimin parashkollor në Finland e ndjekin pothuajse 99% e femijëve të moshës 6-7 vjet

2. Shkollimi fillor zgjat 9 vite dhe është shkollim i obligueshëm për të gjithë banoret që jetojn në Finland duke filluar kur femija i mbush 7 vjet.
Shkollimi fillor në Finland bëhet pa pagesë për nxënësit dhe gjithashtu kanë shumë benificione tjera të cilat janë falas si psh.

  • Librat, materialet dhe mjetet tjera të ndryshme janë falas
  • Nxënësit në shkollë kanë cdo ditë ushqimin falas
  • Nëse shkollat gjenden mbi 5 km larg banimit të nxënësit apo nese konsiderohet trafiku i rrezikshem atehere shkolla e bën transportin falas
  • Nëse udhëtimi ditor për në shkollë ngjat mbi 3 orë, nxënësit fitojn të drejtën për qëndrim falas në konvikt etj.

3. Shkollimi i shkallës së dytë ndahet në dy grupe:
   a. Gjimnaz dhe
   b. Shkollat profesianle

Shkollimi i mesem mund të vazhdohet pas përfundimit të shkollimti fillor por në raste te veqanta nëse nuk e keni perfundu shkollimin fillor dhe deshironi të vazhdoni ne shkollimin e mesem duhet të plotsohet një aplikacion i veqant.
Nxënësit zakonisht në shkollimin e mesem janë nga mosha 16-19 vjet dhe shkollimi zgjat mesatarisht 3 vite.

Broshura: Studimet në Finlandë

Integrimi në Finlandë