Mirë se vini në Danimarkë

Mbretëria daneze (danisht : Kongeriget Danmark) është një shtet në pjesën veriore të Evropës. Kjo mbretëri Skandinave ka një sipërfaqe prej rreth 43.000 km², çereku i kësaj sipërfaqe ndodhet në 406 ishujt të shpërndarë. Ishulli më i madh është Zeland (dan.: Sjælland; rreth 7,000 km²), pastaj vijnë Jutland (dan.: Jylland; 4,685 km²) dhe Fyn (dan.: Fyn; 3,000 km²) e kështu me radhë. Për shkak të ishujve të shumtë dhe relievit të ulët, ky vend i vogël ka një vijë bregdetare prej afro 7.314 km. Vendi i rrafshët që mezi arrin lartësi prej 171 metrave mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga Deti i Veriut dhe Deti Baltik dhe në jug të saj kufizohet me Gjermaninë.


© Pixabey.com - Turbinat me erë afër urës Oresund

Përpos vendit mëmë të përshkruar më lartë, si pjesë e Mbretërisë Daneze është vendet me autonomi të gjerë Groenlanda dhe Ishujt Faroe të cilat janë anëtare të NATO-s por jo edhe anëtare të Bashkimit Evropian.

Danimarka ndahet në 13 njësi administrative të quajtura "amt" (org.:Amt, njëjës:amt) dhe më 1 janar të vitit 2006-të ka pasur 270 komuna. Tre komuna kanë privilegjet e njësisë më të lartë "amt". Këto janë: Copenhageni, Frederiksbergu dhe Bornholmi. Me reformën e re, do të krijohen 5 regjione dhe numri i komunave do të zvogëlohet në 98. Njësitë e reja do të marrin kompetencat e ish-njësive. Pjesa më e madhe e njësive të ardhshme duhen të kenë së paku 20,000 banorë. Reforma do të hyjë në fuqi më 1 janar 2007.

  1. Københavns Kommune
  2. Frederiksberg Kommune
  3. Københavns Amt
  4. Frederiksborg Amt
  5. Roskilde Amt
  6. Vestsjællands Amt
  7. Storstrøms Amt
  8. Fyns Amt
  9. Sønderjyllands Amt
  10. Ribe Amt
  11. Vejle Amt
  12. Ringkjøbing Amt
  13. Viborg Amt
  14. Nordjyllands Amt
  15. Århus Amt
  16. Bornholms Regionskommune

Gjeografia


© Pixabey.com - Kopenhagë

Sipërfaqja e përgjithshme e Danimarkës është 42,394 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 56 00 V, 10 00 L dhe 43,094 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 700 km2 ujë. Vija bregdetare e Danimarkës është 7,314 km e gjatë.

Klima e Danimarkës është kontinentale e ndryshueshme me verë të freskët deri në të ftohtë dhe dimër të ftohtë e të vranët me erë.

Relievi i Danimarkës është terren kryesisht i rrafshët dhe në brendi të vendit vijojnë kodrat. Pika më e ulët nën nivelin e detit gjendet në Lammefjord (-7 m.) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare 173 metra në vendin e quajtur Yding Skovhoej.

Burimi i informacionit:
Wikipedia

Danimarka