Mirë se vini në Belgjikë

Belgjika (zyrtarisht Mbretëria e Belgjikës; holandisht Koninkrijk België, frëngjisht Royaume de Belgique, gjermanisht Königreich Belgien) ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës dhe kufizohet me Holandën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Francën. Belgjika ka mbi dhjetë milion banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej rreth tridhjetë mijë kilometra katror.

Ndikimi i përhershëm i gjermanishtes dhe asaj romake kanë përshkruar dhe ndarë kulturën dhe linguistiken belge. Belgët flasin kryesisht dy gjuhë: gjuhën flame (neederlands) e folur në veri dhe frëngjishtja në regjionin Valon, në jug të Belgjikës. Regjioni kryesor i saj është ai i Brukselit në të cilin zyrtarisht fliten të dy gjuhët. Pakicë e njohur zyrtarisht janë folësit e gjermanishtes që në ditët e sotshme jetojnë në lindje të vendit. Këto dallime gjuhësore reflektohen edhe në politiken e tanishme të Belgjikës dhe në jetën belge.

Termi Belgjikë vije nga banuesit e parë të këtij vendi "belgët", fis keltë të njohur nga provinca romake, Galia belge. në të kaluarën e largët, Belgjika ka qenë pjesë e tokave të ulëta (Beneluksi) në të cilat bënte pjesë edhe Holanda dhe Luksemburgu. Që nga gjysma e mesjetës deri në shekullin e XVII, ky vend ka qenë qendër kulturore dhe tregtare e këtij regjioni evropianë. Nga shekulli i XVI deri në kohën e pavarësisë së Belgjiks, nga rrethina e saj thirrej "Holanda jugore" dhe ishte fushëbetejë e fuqive evropiane.

Belgjika është një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane (BE) dhe në tokën e saj ka kryeqendra organizatave të ndryshme evropiane dhe botërore, të tilla si p.sh. NATO.

Belgjika ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në Detin Verior, në mes të Francës dhe Holandës. Sipërfaqja e përgjithshme e Belgjikës është 30.528 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 50° 50' V, 4° 00' L. Kjo sipërfaqe përbëhet nga 30.278 km2 tokë dhe 250 km2 ujë me një vijë bregdetare prej 66,5 km.

Vija e kufirit tokësor të Belgjikës është e gjatë rreth 1.385 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Franca (620 km), Gjermania (167 km), Luksemburgu (148 km) dhe Holanda (450 km).

Klima është oqeanike (maritime) me dimër të lehtë dhe verë të freskët.

Në pjesën veri-perëndimore, relievi i Belgjikës ka një teren të rrafshët bregdetar i cili ngrihen në male në pjesën qendrore. Pika më e ultë e Belgjikës gjendet në brigjet e detit veriorë (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 694 metrave në Signal de Botrange.

Lumenjtë në të njohur të Belgjikës janë : Meuse, Rhine, Scheldt, Seine dhe Yser.

Si pasurit natyrore të Belgjikës llogariten : qymyri, gazi natyrorë, materiale konstruktimi, silici dhe karboni.

Burimi i informacionit: Wikipedia Shqip