Provincat (regjionet) e Austrisë | Gjiganti

Provincat (regjionet) e Austrisë

Si një republikë federale, Austria ndahet në nëntë shtete apo provinca (gjermanisht: Bundesländer). Këto provinca janë të ndarë pastaj në rrethe (Bezirke) dhe qytete statutore të njohura si (Statutarstädte). Rrethet janë të ndara në komuna (Gemeinden). Qytetet statutore kanë kompetenca të dhëna ndryshe për të dy rrethet dhe komunat. Provincat nuk janë thjesht vetëm si ndarje administrative, por ato kanë një autoritet legjislativ të dallueshëm nga qeveria federale, p.sh. Provincat luajn rolin kryesor në çështjet e kulturës, kujdesit social, mbrojtjën e të rinjëve dhe natyrës, gjueti, ndërtimin etj. Në vitet e fundit, është diskutuar nëse sot Austira është e përshtatshme për një vend të vogël për të mbajtur dhjetë parlamenteve.

Burgenland
Kjo provincë austriake ishte shtëpia e dinastisë Esterhazy dhe vendlindja e kompozitorit Joseph Haydn (1732-1809).Pallati Esterhazy është ende një pikë qendrore e Eisenstadt-it, kryeqyteti provincial iBurgenland-it, dhe është vendi për festivalin Haydn që mbahet në shtator. Burgenlandi shtrihet përgjatë kufirit të Austrisë me Hungarinë dhe në fakt më herët ishte pjesë e Hungarisë para se ajo u bë një krahinë austriake në vitin 1921. Tipar kryesor gjeografik i Burgenlandit është liqeni Neusiedler Selia i gjatë rreth 35 km, liqeni i vetëm në Evropën qendrore me një natyrë të ruajtur për zogjë dhe kafshë tjera të egra. Rajoni Neusiedl është shquar edhe për verërat e saj.

Kärnten
Provinca austriake më jugor është shtëpi e liqenit të famshëm Wörthersee dhe shumë të tjerëve, si dhe ka majën më të lartë të Austrisë, tek Grossglockner me 3797 m, e cila gjendet në parkun kombëtar Tauern Hohe. Kjo provincë ka një histori të gjatë duke kujtuar fiset Celt dhe Romak. Provinca u bë pjesë e perandorisë së Habsburgëve në vitin 1335.

Niederösterreich
Kjo provincë që në shqip thirret si Austria e Ulët është provinca që e rrethon Vjenën. Lumi Danub rrjedh nëpër mes kësaj province më të madh të Austrisë, por Austria Ulët është gjithashtu shtëpia e hekurudhës së parë malore në Evropë, një rrugë piktoreske përshkon hekurudha mbi malet Semmering Pass.

Oberösterreich
Kjo provincë që në shqip thirret si Austria e Epërme është provinca më piktoreske austriake, duke ofruar shumëllojshmëri të liqene, maleve, duke përfshiër edhe lumin Danub. Rajoni më i mirë i njohur piktoresk është Salzkammergut, por majat shkëmbore të Dachsteinit janë gjithashtu një vend tërheqës për vizitorët gjatë gjithë vitit.
Kryeqyteti Linz është qyteti i tretë më i madh i Austrisë me rreth 190.000 banorë i vendosur në jug të kufirit çek.

Salzburg Land
Provinca “Salzburg Land” e ka marrur emrin nga qyteti më i famshëm i kësaj province Salzburg, i cili njihet edhe si qyteti i lindjës së Mozartit dhe baza historike për peshkopët e Salzburgut. Por gjithashtu edhe provinca ndan bukuritë natyrore me Austrinë e Epërme siq është Salzkammergut. Provinca përmban edhe shumë atraksione tjera piktoreske duke përfshirë fshatrat përtej tingujve të muzikës.
Salzburgu është një qytet që mund të sjell shumë gjëra të ndryshme për turistët duke filluar nga muzet e ndryshme e deri tek parqet ndër më të bukurat në Austri. Këto janë dosa nga vetit që e bënë Salzburgun të jetë një nga qytetet më të vizituara në Austri pas Vjenës. Për më shumë informacione rreth turizmit në këtë qytet, vizitoni webfaqën zyrtare të turizmit www.salzburg.info

Steiermark
I njohur për peisazhet e stolisura gjelbër dhe pyjet, "Steiermarku i gjelbërt" kufizohet me Hungarinë dhe Sllovenia në jug. Graz, kryeqyteti i provincës, është qyteti i dytë më i madh i Austrisë, me një popullsi prej reth 240,000. Arnold Schwarzenegger u lind në afërsi Thal bei Graz.

Tirol
Kjo provincë austriake është e lidhur me skijim dhe sporte të dimrit, ka pritur dy herë lojërat olimpike dimërore (Innsbruck, 1964 dhe 1976). E vendosur në zemër të Alpeve, Tirol ka një histori të pavarësisë së thyer. Në vitin 1809 Andreas Hofer udhëhoqi një rebelim kundër pushtuesve bavarez dhe franceze, por kjo ishte para 1815 para se Tiroli ishte sërish pjesë e Austrisë. Tiroli jugor (Südtirol) u bë pjesë e Italisë pas luftës së parë botërore. (Gjermanishta është ende gjuha kryesore në atë pjesë të Italisë veriore). Humbja Tirolit Jugor e la Tirolin Lindor (Ost-Tirol) si një pjesë të izoluar të Tirolit në jug të provincës së Salzburgut.

Vorarlberg
Vorarlberg do të thotë "toka përtej Arlbergut." Kjo provincë perëndimore e Austrisë ka një pasuri të madhe me vargmale e cila ka dalje edhe në liqenin Bodensee në lindje që sipas madhësisë renditet liqeni i dytë alpin në Evropë.

Wien
Qyteti i famshëm i Austrisë është njëherit edhe një nga nëntë provincat e vendit. Pas romakeve, Vjena u bë vëndbanim i dinastisë së Habsburgëve në 1276 dhe arriti lartësitë e saj artistike dhe kulturore në shekujt 18 dhe 19. Vjena u bë një provincë - Bundesland në vitin 1922. Sot në Vjenë gjinden shumë organizata ndërkombëtare, duke përfshirë OPEC-ut dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë etj. Duke filluar nga shumëllojshmëria kulturore, parqet e shumëta dhe të bukura e deri tek shërbimet më cilsore, Vjena ka shumë gjëra që çdo kush mund ti shijoj. Universitetet e lashta dhe mundesit e shumta për studime kanë bërë që edhe shumë student shqiptar të ja msyjn studimeve në universitete të ndryshme të Vjenës duke e bërë si qendër kryesore për studime jashtë atdheut. Lundrimi nëpër lumin Danub sjell shumë atraksione të ndryshme për turistët sidomos gjatë sezonit pranveror dhe veror ku kafiteritë buzë lumit dhe nëpër anije janë të mbushura përplotë.
Më shumë informacione rreth Vjenës dhe shërbimeve të turizmit vizitoni wevfaqën zyrtare www.wien.info


Publikuar:
18.10.2022

Shpërndaje


© 2023 Gjiganti