Turizmi në Kosovë

Turizmi në Kosovë do jetë një faqe informuese apo një guidë rreth vendeve më të vizituara në Kosovë. Për momentin do bëjm një përshkrim të shkurtër duke premtuar se së shpejti do sjellim edhe guidën me verzionin e pare duke përfshirë 7 rajonet e Kosovës.

Kosova edhe pse nuk ka det, ka mjaft resurse turistike që krijojnë mundësinë për zhvillimin e turizmit në forma tjera duke përfshirë trashëgimitë kulturore dhe natyrore. Edhe pse deri në vitet e 70-ta infrastruktura rrugore nuk ka mundësuar që turizmi të ketë një rritje e sipër, sot këto barriera janë thyer por ende nuk mund të themi se turizmi ka arritur pikat kulminante që të jenë të mjaftueshme për tërheqjen e turistëve të huaj.

Diaspora shqiptare bënë një ka flusket më të mëdha të turizmit në Kosovë duke ardhur që ti kalojn pushimet e tyre në atdhe dhe në këtë menyrë sezoni veror ka një qarkullim të madh në të gjitha aspektet. Vendet të cilat më së shumti i vizitojn mërgimtarët tanë janë qytetet për rreth ku jetojn pasi shumica e tyre dëshirojn që të jenë më pranë familjeve ndërsa rinia si zakonisht frekuoneton shumë baret dhe kafenetë kosovare ku pothuajse gjatë gjithë sezonit janë të stërmbushura. Një frekuentim tjetër i të rinjëve janë edhe pishinat private të cilat gjithashtu janë të stërmbushura gjatë gjithë sezonit veror ndërsa familjarët dhe gjithashtu rinia kohët e fundit më së shumti e preferojn bregdetin shqiptar duke mos harruar edhe Ulqinin.

Përveq sezonit veror, me përfundimin e shkollave gjatë fundit të pranverës, fluksi i nxënsëve në formë grupore të quajtura "ekskurzione" vizitojn vendet më turistike të Kosovës pothuajse në të gjitha anët duke bërë një shëtitje një ditore rreth Kosovës. Pikat më të vizituara gjatë këtyre ekskurzioeve janë: Prizreni, Ujvara e Mirushës, Burimi i Drinit Bardhë, Gryka e Rugovës, Prekazi legjendar, Prishtina, Shpella e Gadimës si dhe disa pjesë tjera duke mos harruar edhe pjesën më të ulët të Kosovës Vërmicën, e cila përveq bukurive natyrore me male, lumin Drin dhe dy burime të ujërave sjell dhe ndër specialitetet më të mira nga peshku. Vërmica është edhe një ndër pikat kryesore ku pushuesit që marrin rrugën për në bregdetin shqiptar, këtu bëjn një pauzë të shkurtër sa për tu relaksuar apo pirë një kafe.

Departamenti i turizmit i cili mirret zyrtarisht me çështjen e turizmit në Kosovë ka shpallur disa zona turistike në tërë Kosovën duke përfshirë:

  • Brezovica
  • Malet e Sharrit
  • Gryka e Rugovës
  • Shpella e Gadimëes
  • Ujvara e Mirushes
  • Burimi i Drinit të Bardh
  • Prevalla
  • Monumentet kulturore etj.
  • Ky ishte vetëm një përshkrim i rreth turizmit në Kosovë. Ne do mundohemi që së shpejti t'ju sjellim guidën e plotë duke përfshirë shumë risi të reja.

Sponsor