Pyetje dhe Përgjigje rreth projektit Emigranti


  1. Çka është Emigranti
    Emigranti është një projekt i cili i dedikohet integrimit dhe organizimit të shqiptarëve në diasporë duke përfshirë informacione, udhëzime, broshura dhe materiale tjera të cilat janë të nevojshme për gjetjën e një rruge sa më të lehtë në shoqërinë e re ku vendosen.
    Qëllimi i projektit "Emigranti" është që shqiptarët të cilët vizitojn për herë të parë një shtet të huaj si dhe ata që kanë jetuar më gjatë të kenë mundësi të qasjes sa më lehtë të integrimit në shoqërinë e rrethit ku vendosen dhe me gjerë duke filluar nga mësimi i gjuhës, shkollimi, punësimi dhe shumë gjëra tjera të nevojshme për një të huaj që jeton apo viziton një shtet tjetër.
  2. Çka mund t'ju ndihmojm juve?
    Me punimet të cilat ne i publikojm në webfaqën e projektit Emigranti ne mundohemi t'ju sjellim informacione në gjuhën shqipe të cilat do jenë të nevojshme rreth nevojave të ndryshme në jetën e përditshme.
  3. Kërkoj të punësohem në njërin nga vendet e EU-së?
    Shpesh kemi kërkesa të ndryshme rreth punësimit në vendet e ndryshme evropiane ku edhe arsyet janë të ndryshme. Ne nuk jemi një agjenci punësuese. Ne përpiqemi të sjellim informacione të mjaftueshme rreth çështjeve të ndryshme që kanë të bëjn me punësimin në vendin e caktuar. Për informacione më shtesë të cilat nuk i gjeni në projektin tonë ne ju kemi sugjeruar lidhjet anash të cilat ju drejtojn tek instucionet zyrtare.
  4. Si mund ta marr një vizë pune?
    Rreth marrjes së një vizë pune çdo shtet ka procedura dhe kushte të veçanta. Rreth kushteve dhe procedurave gjithashtu vendosin autoritetet e atij vendi ndërsa ne përpiqemi t'ju sjellim sa më shumë informacione në gjuhën shqipe duke u bazuar nga institucionet zyrtare. Për më shumë informacione, kontaktoni autoritetet kompetente.
  5. Si mund të punoj në të zezë?
    Shpesh kemi kërkesa të cilat kanë të bëjn me punët ilegale. Ne nuk mirremi me punësimet ilegale dhe gjithashtu nuk japim as informacione rreth këtyre çështjeve. Çdo gjë që është në kundërshtim me ligjin, është në kundërshtim edhe me projektin Emigranti
  6. Kam apliku për punë, përse nuk me therrasin?
    Rreth procedurave për punësim vendosin ndërmarrjet në të cilat keni aplikuar apo institucionet në rastet kur ofrohen punë nga autoritetet lokale. Ne mundohemi ti sqarojm disa procedura të rëndësishme të cilat kanë një ngjashmëri në shumicën e ndërmarrjeve punësuese
  7. A mund ti fitoj letrat me azil?
    Çdo shtet jep informacione të mjaftueshme rreth procedurave për azilkërkuesit. Edhe në shumicën e shteteve ku vepron projekti Emigranti kemi sjellur informacione të mjaftueshme në gjuhën shqipe duke u bazuar nga autoritetet e atij vendi
  8. Kam qenë në ndonjë vend të EU-së, si mund ti kthehem prap?
    Rreth kësaj pyetje më shumë informacione mund të merreni nga autoritetet e atij vendi dhe në këtë rast si sugjerim do të ishte të kontaktoni ambasadën e atij vendi
  9. Vendimet e vizave nga ambasadat
    Në çdo shtet procedurat e vizave ndryshojn pak a shumë dhe gjithashtu edhe vendimet dhe shqyrtimet e dokumenteve ndryshojn prandaj informacionet më të sakta mund ti merreni nga ambasadat e atij vendi
  10. Procedura të dokumenteve të ndryshme?
    Rreth procedurave të dokumenteve të ndryshme mvaret nga institucionet me të cilat keni të bëni. Çdo institucion jep informacione të mjaftueshme rreth procedurave për dokumente të ndryshme
  11. Bursa për studime?
    Rreth brusave për studime vendosin institucionet e atij vendi ku lëshohet bursa studentore prandaj kontaktoni direkt institucionin zyrtar apo në shumicën e rasteve ata i publikojn edhe në webfaqet e tyre