Kush jemi ne? »

Emigranti »
Emigranti ėshtė njė ndėr projektet
mė tė mėdha kushtuar diasporės shqiptare » vazhdon

Studentėt shqiptar nė Zvicėr

Qėllimi i kėsaj faqe ėshtė t'ju sjell tė gjithė shqiptarėve aktivitetet e studentėve shqiptar nė Zvicėr. Pėr momentin kemi sjellur njė artikull rreth shoqatės studentore Studenti me seli nė Zürich.

Shoqata studentore "Studenti" nė Zürich

Shoqata e Studentėve Shqiptarė nė Cyrih, "Studenti", ėshtė njė shoqatė e krijuar jo pėr qėllime tė pėrfitimit material. "Studenti" ėshtė bashkim vullnetar i studente/ėve qė gjuhė tė nėnės e kanė shqipen. Kėtu janė tė bashkuar individė me prejardhje gati nga tė gjitha trojet e banuara me shqiptarė nė Ballkan: Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevės, Camėria.

Duke patur parasysh karakterin e veēantė tė profesionit ‚Student', ndėr qėllimet kryesore ėshtė takimi i rregullt i tė gjithė studente/ėve me prejardhje shqiptare qė studiojnė nė ndonjėrėn nga shkollat e larta dhe nė Universitetin e Kantonit tė Cyrihut.

Kultivimi i marrėdhėnieve tė mira me shoqatat e tjera simotra, por edhe me shoqatat e mėrgimtarėve shqiptarė nė Zvicėr, sikurse edhe zotimi i shoqatės pėr tė pėrkrahur studente/ėt e reja/ rinj shqiptare/ė qė mėsyjnė ndonjėrin nga institucionet shkollimit tė lartė tė Cyrihut si vend pėr tė studiuar.

Mirėpo "Studenti" ėshtė i hapur edhe pėr individė tė vullnetit tė mirė qė shprehin dėshirėn pėr tė qenė anėtarė tė "Studentit" dhe pėr tė ndihmuar atė.

Mbi tė gjitha, "Studenti" ėshtė arenė e diskutimeve tė lira. Nė kėtė drejtim "Studenti" paraqet pajtimin parimor tė tė gjithė anėtarėve se secili si individ ka tė drejtė tė mos pajtohet me shumicėn dhe individėt. Prandaj "Studenti" ėshtė uniform vetėm sa i pėrket parimit se konformiteti i rrejshėm ėshtė i dėmshėm dhe i rrezikshėm. Kjo kushtėzon njė laramani tė anėtarėve tė shoqatės qė shtrihet prej njėrit deri nė tjetrin skaj tė kontinuumit intelektual: prej pajtimit tė plotė kundėr njėmendėsisė deri nė pajtimin e plotė pėr pranimin e tė ndryshmes.

Mė shumė informacione rreth shoqatės dhe aktiviteteve tė saj vizitoni webfaqėn zyrtare www.studenti-zh.ch

Shoqata Studentore nė Zurich
www.studenti-zh.ch

Studentet Shqiptar nė Lozanė
www.unil.ch/aeaul

LAPSH - "Naim Frashėri"
www.lapsh-ch.com

Aktualiteti i Shqiptarėve nė Zvicėr
www.albinfo.ch

Studentet Shqiptar nė Lozanė
www.unil.ch/aeaul

Ambasada e Zvicrės nė Prishtinė
www.eda.admin.ch/pristina