Kultura Suedeze
Nocioni kulturė ka njė gjerėsi tė jashtzakonshme shkecore dhe praktike. Si gjithėkund nė botė edhe nė Suedi kultura nėnkupton jetėn e tėrsishme kulturore qė zhvillohet nė kėtė vend. Rėndom kultura suedeze llogaritet si kulturė perėndimore dhe mė saktė si kulturė nordike.
Nė kuptimin mė popullor kultura kuptohet si shprehje e veprimeve tė dukshme dhe atyre qė pėrjetohen si muzika, ushqimet, veshja dhe reagimet qė vrehen me sy. Nė kuptimin shkencor dhe shoqėror kultura thekson dallimet nė vlera dhe norma dhe institucione. Njė nga definimet pėr kulturėn suedeze thekson se ajo ėshtė shumė e tė gjitha shprehjeve tė pėrfituara kulturore qė ekzistojnė ose kanė ekzistuar tek komuniteti suedez i definuar nė mėnyrė historike nė Suedi dhe Finlandė. Mėnyrat e definimit se ēka mund tė quajmė kulturė suedeze janė tė diskutueshme edhe sot e kėsaj dite ndėr ekspertėt dhe studjuesit e kėsaj fushe.
Por ne do tė ndalemi tek disa ēėshtje mė praktike tė cilat para jush do tė zbulojnė njė pjesė tė kulturės suedeze.
Gjuha Suedeze
Suedishtja ėshtė gjuhė indoevropiane qė i takon degės sė gjermanishtes nordike nga grupi i gjuhėve gjermane. Suedishta ka afėrsi me danishten dhe norvegjishten. Suedishtja ėshtė gjuhė zyrtare nė Suedi dhe gjuhė amtare pėr afėr 8 milion banorė tė lindur nė Suedi dhe si gjuhė e dytė pėr afėr 1,2 milion emigrant. Suedishtja flitet edhe nė Finlandė, afėrsisht 5.5 pėrqind e popullėsisė sė atjeshme e flet suedishten. Shtrirja e suedishtes ka qenė e pranishme edhe nė Estoni.
Gjuha gjermane qė flitej nė Skandinavi gjatė viteve 700 pėsoi ndryshime tė mėdha. Kėto ndryshime nė tri dialektet e gjuhės sė hershme nordike vazhduan edhe mė tutje dhe varianti i mesėm i tri dialekteve aplikohej nė territorin e Suedisė sė sotme. Mė 1100 filluan tė ndahen dialektet qė fliteshin atėherė nė Suedinė dhe Danimarkėn e sotme duke u ndarė prej njėra tjetrės pėrfundimisht mė 1200. Duke kaluar nė vitet 1500 gramatika e gjuhės sė pėrditshme dhe ajo e literaturės joreligjioze nisi tė thjeshtėsohet duke ju afruar gjuhės qė flitet sot. Bibla e Gustav Vasės ka shėnuar njė hap tė rėndsishėm drejt unifikimit tė drejtshkrimor.
Suedishtja e sotme ndėrkaq ka pikėnisje fillimin e viteve 1900 si vit i suedishtes moderne. Drejtshkrimi ishte standardizuar pėrfundimisht mė 1906. Por suedishtja ka pėsuar edhe njė ndryshim tė rėndėsishėm socialogjuhėsor gjatė viteve 1960 nėpėrmjet reformės sė njohur si Ti reforma (Du-reformen).
Me vite u huazuan shumė fjalė nga gjuhė tjera tė evropės: nė mesjetė u huazuan kryesisht fjalė nga latinishtja e greqishtja (veēanėrisht pėr sferėn shpirtėrore) por edhe nga gjermanishtja ( nė sferėn e tregėtisė, dhe nė sferėn e kulturės qytetare dhe monarkiste). Gjatė viteve 1700 u huazuan kryesisht fjalė nga frengjishtja, njė shekull mė vonė prap nga gjermanishtja kurse gjatė viteve 1900 dominoi anglishtja.
Njė mori fjalėsh suedeze janė bėrė fjalė huazuese pėr gjuhėt e tjera e parasėgjithash pėr finlandishten. Kurse te anglishtja, suedishtja ka eksportuar ndėr tjera fjalė gravlax, ombudsman, orientering dhe smörgåsbord.

