Historia e Suedisė zė fill me ardhjen e parė tė njerėzve nė gadishullin Skandinav para mė shumė se 14 000 vitesh. Ka mendime se edhe gjatė kohės sė akullit nė Suedi kishte pasė njerėz por kjo nuk ėshtė dėshmuar deri mė tash. Popullzimi i territorit tė Suedisė ka ndodhė sė pari nė afėrsi tė qytetit jugor Malmė nė kohėn e shkrirjes sė akullit. Konsiderohet qė periudha parahistorike e Suedisė mbaron me mbarimin e epokės sė vikingve rreth vitit 1050 pas e.r.
Vendi ishte i pėrēarė nė qendra tė ndryshme por kryesisht dalloheshin pushtetet me ndikim mė tė madh nė Svealand dhe Jėtaland.
Vėnja e kufijve tė parė me njė vend tjetėr (Danimarkėn) ka ndodhur nė vitet 1000.
Si shtet Suedia forcohet veēanėrisht gjatė viteve 1 300.
Pas njė lufte qytetare Gustaf Vasa fitoi kundėr danezve mė 1523 dhe mori pushtetin nė Suedi. Ai zgjidhet mbret mė 6 qershor tė atij viti dhe kjo datė festohet si ditė kombėtare e Suedisė.
Gjatė viteve 1600 nė saje tė pėrvojave luftarake Suedia u shndėrrua nė fuqi evropiane. Por pas qindvjetshit pasues Suedisė i mungojnė shumė resurse pėr tė mbajtur epitetin e njė shteti tė fuqishėm. Mė 1809 Rusia ia merr afėr gjysmėn e territorit tė njė madhėsie sa Finlanda e sotme.
Mė 1814 Suedia sulmon Norvegjinė dhe detyron Danimarkėn qė Norvegjinė t“ia lė Suedisė duke marrė si kompenzim disa pjesė tė Suedisė nė Gjermani. Pas kėsaj Suedia nuk ka qenė mė si palė kryesore nė nodnjė luftė.
Industrializimi gjatė viteve 1800 nė Suedi erdhi mė vonė se nė Britaninė e Madhe. Ndėrtimi hekurudhės nga viti 1860 shėnon etapė tė re zhvillimore pėr Suedinė. Ndėrmarrjet nė kuadrin e elektronikės dhe kimisė si L.M. Ericsson dhe Nitroglycerin AB morėn rėndėsi ndėrkombėtare kah fundi i shekullit nėntėmbėdhjetė.
Gjatė Luftės sė Parė Botėrore Suedia ishte neutrale. Edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore mendohej se vendet nordike do tė qėndronin neutrale por kjo shpresė u thye pėr shkak tė sulmit qė i bėri Rusia Finlandės dhe sulmeve tė Gjermanisė naziste kundėr Danimarkės dhe Norvegjisė gjė qė e detyruan Suedinė tė aplikojė politikė pragmatike ndaj botės.
Politika suedeze e sigurisė ėshtė ndėrtuar nė baza tė neutralitetit ndaj luftrave. Mė vonė ėshtė vrejtur qė neutraliteti formal nuk e ka penguar bashkėpunimin teknik me Nato-n. Kryeministri i Suedisė Olof Palme ka zhvilluar ndėrkaq njė politikė tė jashtme ofensive duke kritikuar ndėr tė tjera Luftėn nė Vietnam dhe aparteidin nė Afrikėn e Jugut.
Rėnja e murit tė Berlinit mė 1989, rėnja e Bashkimit Sovjetik 1991 dhe fundi i luftės sė ftohtė ndikuan qė Suedia ti afrohet mė shumė Evropės duke u integruar nė UE pasi kishte qenė anėtare e EFTA-s qė nga themelimi i saj mė 1960. Suedia bėhet anėtare e UE me 1 janar 1995 pas mbajtjes sė referendumit pėr kėte. Por ende nuk ėshtė futur nė Unioni Valutor Evropian dhe valutė monetare ka krunėn suedeze.
Burime: Enciklopedia e Suedisė, Instituti i Suedisė dhe faqe zyrtare nė internet.
Autor: Shuquri Sejdijaj

