Artet Suedeze
Kultura suedeze pėrfshinė njė histori tė pasur tė shprehjeve kulturore nė forma tė ndryshme artistike dhe popullore. Nga koha e vikingėve e deri tek fillimi i mesjetės ndikimet nė shprehjet kulturore vinin prej vendeve tjera nordike, kurse gjatė mesjetės pėrgjithėsisht ndikimet ishin nga sfera e kulturės gjermane dhe kishės katolike.

Gjatė viteve 1700 pati ndikim tė ndjeshėm kultura franceze, kurse gjatė 1800 prap ndikimet ishin nga Gjarmania. Ndėrkaq ndikimet e kulturės angleze tek kultura suedez u bėn veēanėrisht pas Luftės sė Dytė Botėrore. Suedia e sotme ka shfaqje tė shumta tė kulturės amerikane por fuqimisht tė evropianizuara. Pjesėmarrja e suedezve nė jetėn kulturore ėshtė shumė e lartė dhe vlerėsohet qė suedezėt janė pjesėmarrėsit mė tė mėdhenjė nė aktivitetet artistike dhe kulturore brenda Unionit Evropian.

Arti
Pėrgjithėsisht thuhet se arti suedez ėshtė zhvilluar nga Evropa kontinentale perėndimore. Veprat e hershme tė artit janė bėrė nė formė tė simboleve, figurave e tė ngjashme qysh nė vitet 7000 p.e.r. Ndėr krijuesit e parė tė artit suedez njihet Balle i cili ka vepruar nė vitet 1000.

Me depėrtimin e krishterimit filloi tė kultivohet ikonografia veēanėrisht nė kishat e Suedisė sė Mesme kah fundi i viteve 1400.

Vepra tė rėndsishme nga arti u krijuan edhe gjatė sundimit tė mbretėrve suedez duke filluar nga Gustav Vasa nė vitet 1500. Gjithashtu epoka e renesansės dhe barokut ka dhėnė vepra tė bukura nga arti. Ndėrkaq epoka e paqės qė pėr historinė suedeze pėrfshinė vitet ndėrmjet 1718 deri mė 1772 hapi shtigje tė reja pėr artin suedez. Ishte stili rokoko gjė qė mė vonė u pasua nga ajo qė nė Suedi njihet si stili gustavian. Kjo periudhė dha emra tė njohur e ndėr mė tė njohurit padyshim se ėshtė skulptori Johan Tobia Sergel.

Arti suedez nisi tė depėrtojė nė sferėn ndėrkombėtare nga fundi i shekullit XVIII. Skulptorė tė jashtzakonshėm si Carl Eldh dhe Carl Milles hapėn epokė tė re pėr artin suedez jasht vendit. Ndėrkaq fillimi i viteve 1900 solli modernizmin nė art qė shprehej me simbole abstrakte. Nga fillimi i viteve 1920 dallon surealzimi i shoqėruar pjesėrisht nga ekspresionizmi.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore arti suedez pėrjetoi tė ashtuqujaturėn konjukturė tė lartė. Si pasojė e kėsaj ishin efektet pozitive nė ngritjen masive tė shoqatave tė artistėve figurativ.

Nga emrat e njohur ndėrkombėtarisht pas viteve 1990 numrohen Annika Larsson, Carl Michael von Hausswolff, Ann-Sofi Sid .

Filmi
Filmi suedez radhitet nė majat e larta tė reportoarit kinomatografik nė skenėn ndėrkombėtare dhe njėherėsh me sukseset mė tė mėdha nė Skandinavi. Kėto epitete lidhen me punėn e regjisorėve tė mėdhenjė tė cilėt u bėn tė njohur nė gjithė botėn si Victor Sjöström, Ingmar Bergman dhe kohėve tė fundit edhe Lasse Hallström.

Njihet pėr talent aktrues edhe aktorja suedeze Greta Garbo, e cila sipas Institutit Amerikan tė Filmit ajo radhitet ndėr pesė aktoret mė tė mira tė botės.

Ndėrkaq regjisori Ingemar Bergman ėshtė ndėr regjisorėt mė tė njohur. Suksesin e parė e arriti mė 1950. Mė 1960 fitoi Oscarin e parė pėr filmin e huaj mė tė mirė. Bergman fitoi edhe njė Oscar tjetėr mė 1983 pėr dramėn Fanny dhe Aleksandri. Shumė bashkėpunėtorė u bėn tė njohur pastaj nė saje tė punės qė zhvilluan bashk me Bergmanin.

Teatri dhe arti skenik
Besohet qė pjesa mė e vjetėr dramatike e shkruar nė suedisht i takon Olaus Petri. Ndėrkaq shtėpia e parė teatrore me veprimtari permanente ishte Stora Bollhuset nė Stokholm.

Krijuesit skenik sot veprojnė nė kuadrin e teatrit Dramaten por edhe nė kuadrin e njė numri tė madh teatrosh kombėtare e private. Strindbergu ėshtė dukshėm krijuesi mė i dalluar sa i pėrketė dramaturgėve suedez. Dramaturg tjerė tė njohur: Olof von Dalin, Ludvig Holberg, Carl Jonas Love Almqvist etj.

Regjisorėt bashkėkohor tė dramės si Bergman dhe Lars Norén kanė theksuar psikologjinė njerėzore nėpėrmjet artit skenik. Kurse koreografja Birgit Cullberg u bė e njohur ndėrkombėtarisht pėrmes Baleti Cullberg nė vitet 1960. Pastaj Hasseå Tage dhe Povel Ramel shėnuan suksese tė jashtzakonshme me revytė e mrekullueshme. Kurse muzicientėt Benny Andersson dhe Björn Ulvaeus krijuan musikale qė shėnuan suksese edhe nė skenat ndėrkombėtare, pjesėrisht tė bazuara nė muzikėn e grupit tė njohur sudeze ABBA.

Adresari Extra »