Sistemi shėndetėsor nė Gjermani

Sigurimi shėndetėsor i parashikuar me ligj mbulon rreth 85 % tė popullsisė sė Gjermanisė. Rreth 10% e popullsisė ėshtė e mbuluar nga sigurimi shėndetėsor privat, me nėpunės civilė dhe tė vetėpunėsuar duke bėrė grupin mė tė madhė. .Pjesa tjetėr (p.sh., ushtarėt, policėt, dhe tė tjerėt) janė tė mbuluara nėn regjime tė veēanta. Imigrantėt pa dokumente janė tė mbuluar nga sigurimet shoqėrore nė rast tė sėmundjes. Qė nga viti 2009, sigurimi shėndetėsor ka qenė i detyrueshėm pėr tė gjithė qytetarėt dhe banorėt e pėrhershėm. Tė gjithė qytetarėt e punėsuar (dhe grupe tė tjera tė tilla si pensionistėt) duke fituar mė pak se 4 125 € nė muaj, ose rreth 49,500 € nė vit (2011) mbulohen detyrimisht nga shėrbimi publik dhe gjithashtu vartėsit e tyre (bashkėshortėt dhe fėmijėt) janė mbuluar falas.

Sistemi i kujdesit shendetesor

Shėrbimi shėndetėsor nė Gjermani ėshtė mjaft i decentralizuar. Secili prej 16 shteteve e ndan pėrgjegjėsinė me qeverinė qendrore pėr ndėrtimin dhe funksionimin e spitaleve, ndėrkohė qė ofruesit e sigurimeve shėndetėsore, tė rregulluar nga shteti, ushtrojnė njė lloj kontrolli mbi kostot e funksionimit. Nga 2 030 spitalet e Gjermanisė, 790 janė me pronėsi publike, 820 me pronėsi jofitimprurėse private dhe 420 janė private fitimprurėse. Kishat katolike dhe protestante drejtojnė shumė prej spitaleve me subvencione federale ose shtetėrore. Spitalet, pėrgjithėsisht, janė tė pajisur me teknologji tė sofistikuar dhe nivel tė lartė komoditeti.

Ofruesit e kujdesit shendetesor

Ofruesit kryesorė tė kujdesit shėndetėsor nė Gjermani janė mjekėt, dentistėt dhe tri lloje spitalesh (publike, private jofitimprurėse dhe private fitimprurėse). Industria e shėndetėsisė pėrfshin edhe shoqėri tė mėdha farmaceutike, si dhe prodhues tė llojeve tė ndryshme tė furnizimeve mjekėsore. Departamentet e shėndetit publik, tė cilat drejtohen nga Landi, nuk janė pjesė e rėndėsishme e kujdesit shėndetėsor nė Gjermani.

Listat e pritjes pėr trajtime janė tė rralla. Objektet mjekėsore janė tė pajisura me teknologjinė mė tė fundit dhe skema e detyrueshme e sigurimeve shėndetėsore ofron mbulim thuajse tė plotė pėr pjesėn mė tė madhe tė trajtimeve mjekėsore dhe barnave. Thuajse gjithkush nė Gjermani pėrfiton nga ky sistem, pavarėsisht nga tė ardhurat ose statusi social.

Mjeket qe kryejne vizita

Ēdokush qė shkon tė vizitohet te mjeku duhet tė paguajė njė tarifė njė here nė tre muaj. Nė rastin e njė sėmundjeje akute apo aksidenteve, ju do t’ju lihet njė vizitė e menjėhershme ose brenda sė njėjtės ditė. Nė tė kundėrt, duhet tė llogarisni si kohė pritjeje disa ditė e, nė disa raste, edhe disa javė, veēanėrisht pėr dentistėt apo konsulentėt e specialistėt.

Pas kontrollit, ju do tė merrni recetė pėr mjekimin e rekomanduar, pėr tė cilėn nė farmaci kėrkohet njė tarifė e sheshtė prej pesė eurosh pėr preparat. Ju mund tė merrni edhe barna pa recetėn e mjekut dhe tė konsultoheni falas nė tė gjitha farmacitė, pa shkuar te mjeku pėr t’u vizituar.

Urgjenca

Nėse, papritur, keni nevojė pėr njė mjek gjatė natės, nė fundjavė ose pushim publik, shėrbimi i urgjencės mjekėsore mund t’ju vijė nė ndihmė. Shkoni nė spital ose merrni linjėn telefonike tė ndihmės (0 11 88 ose 0 11 33) pėr t’u lidhur me shėrbimin e urgjencės mjekėsore. Ata do tė jenė nė gjendje t’ju thonė se cilat farmaci janė hapur.

Sistemi gjerman i sigurimeve shoqėrore ėshtė sistem statusor, i cili luan rol mbizotėrues nė sigurimet shoqėrore nė pėrgjithėsi nė Gjermani. Bazuar nė solidaritetin e komunitetit tė tė siguruarve, ai ofron mbrojtje efektive financiare ndaj rreziqeve madhore nė jetė dhe pasojave tė tyre, pėrfshi, sėmundjen, papunėsinė, moshėn e vjetėr, aksidentet industriale dhe nevojėn pėrkujdes afatgjatė.

Ministria Federale e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale
www.bmas.de

Ministria Federale e Shėndetsisė
www.bmg.bund.de

Ministria pėr ēėshtje familjare, tė moshuarve, grave dhe tė rinjėve
www.bmfsfj.de

Rinia dhe rrjetet sociale
www.watchyourweb.de

Young Germany
www.young-germany.de

Gjithēka rreth drogės
www.drugcom.de

Portal pėr nevoja sociale
www.sozialhilfe24.de