Ku dhe si aplikohet pėr vizė gjermane

Me qėllim qė tė hyjnė dhe qėndrojnė nė Gjermani, tė huajt duhet tė zotėrojnė leje nė formėn e lejes sė qėndrimit. Nė bazė tė aktit tė imigracionit, ekzistojnė vetėm dy lloje lejesh qėndrimi: leja e perkohshme e qendrimit (e kufizuar) dhe leja e vendosjes se perhershme (e pakufizuar); kjo e fundit nuk ka kufizime gjeografike dhe i lejon mbajtėsit tė angazhohet nė punė tė paguar apo vetėpunėsim.

Hyrja pėr herė tė parė nė vend kėrkon, sidoqoftė, njė vizė pėr Republikėn Federale (vizė kombėtare), e cila shndėrrohet, mė pas, nė leje qėndrimi apo leje vendosjeje nė Gjermani. Leja e pakufizuar e vendosjes lėshohet, nė rast se i huaji ka pasur njė leje qėndrimi pėr pesė vjet dhe pėrmbush kushtet shtesė (tė ardhura tė sigurta, dosje tė pastėr penale, njohuri tė mjaftueshme tė gjuhės gjermane, etj.).

Leja e qendrimit (e kufizuar)

Leja e qėndrimit ėshtė titull i pėrkohshėm qėndrimi. Leja e qėndrimit lėshohet nė bazė tė disa kushteve dhe mund tė shtyhet.

Leja e qėndrimit lėshohet nė bazė tė qėllimit pėrkatės tė qėndrimit:

  • pėr punėsim ose vetėpunėsim
  • pėr qėllime humanitare ose politike, apo pėr arsye tė bazuara nė tė drejtėn ndėrkombėtare
  • pėr arsye familjare (imigracion vijues i anėtarėve tė familjes)
  • arsim ose formim
  • tė drejta tė posaēme qėndrimi (p.sh., pėr ish-gjermanėt)
  • Zoterimi i vizes perben shprehimisht baze per te drejten e qendrimit

Leja e vendosjes (e pakufizuar)

Seksioni 9 i aktit tė qėndrimit pėrcakton parakushtet e pėrgjithshme pėr lėshimin e lejes sė vendosjes.

Aplikuesi i huaj duhet:

  • Tė zotėrojė njė leje qėndrimi pėr pesė vjet dhe
  • Tė ketė hapėsirė tė mjaftueshme jetese pėr veten dhe familjen
  • Tė ketė derdhur kontributet e detyrueshme ose vullnetare tė skemės sė detyrueshme tė pensioneve pėr tė paktėn 60 muaj
  • Tė ketė njohuri tė mjaftueshme tė gjuhės gjermane, si edhe tė sistemit ligjor e social, si edhe tė mėnyrės sė jetesės nė Gjermani dhe
  • Tė zotėrojė leje pune (nėse i huaji ėshtė punėmarrės) dhe
  • Nuk ka arsye qė janė kundėr tij/saj pėr sigurinė publike ose rendin publik

Ju lutemi, vini re, se leja e pėrhershme e qėndrimit ose e drejta pėr qėndrim tė pėrhershėm, e lėshuar pėrpara 1 janarit 2005, pėrbėn aktualisht lejen e vendosjes. Tė gjitha llojet e lejeve jo tė pėrhershme tė qėndrimit konsiderohen, tashmė, si leje qėndrimi pėr qėllime tė posaēme.

Per informacione te metejshme, shihni faqet elektronike te:

Kushtet e pergjithshme te hyrjes dhe informacione pėr vizat

Pėr tė hyrė ose qėndruar nė Gjermani, tė huajt duhet tė zotėrojnė njė vizė, ose njė leje (tė pėrkohshme) qėndrimi, apo leje vendosjeje (tė pėrhershme). Pėrgjithėsisht, tė gjithė tė huajt, me pėrjashtim tė shtetasve tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian, kanė nevojė pėr vizė pėr tė qėndruar nė Gjermani. Nuk kėrkohet vizė pėr vizitat njė herė nė gjashtė muaj pėr shtetasit e atyre vendeve tė cilave Komuniteti Evropian iu ka hequr regjimin e vizave.

Shtetasit e Shqiperise, Bosnje-Hercegovines, Maqedonisö, Malit te Zi dhe Serbise, tė cilėt zotėrojnė njė pasaportė biometrike, nuk kanė nevojė pėr vizė pėr tė hyrė nė Gjermani pėr njė periudhė maksimale prej tre muajsh brenda njė afati gjashtėmujor. Ata, nė tė njėjtėn kohė, nuk mund tė angazhohen nė punėsim fitimprurės gjatė vizitės nė Gjermani, edhe pse gjatė kohės qė janė aty, mund tė aplikojnė pėr njė leje qėndrimi qė e tejkalon periudhėn tremujore.

Shtetasit e Kosoves duhet tė jenė tė pajisur me vizė pėr tė hyrė nė Gjermani. Viza Shengen ose pėrjashtimi nga viza nuk i jep tė drejtė, nė vetvete dhe nė bazė tė saj, njė udhėtari qė tė hyjė nė zonėn Shengen. Kodi i Kufijve Shengen rendit kėrkesat qė duhet tė pėrmbushen nga shtetasit e vendeve tė treta, nė mėnyrė qė tė lejohen tė hyjnė nė Zonėn Shengen. Pėr kėtė qėllim, vend i tretė ėshtė ai vend qė nuk ėshtė as shtet anėtar i BE-sė e as vend i Shengenit.

Kushtet e hyrjes janė si vijon

  • Shtetasi i vendit tė tretė zotėron njė dokument tė vlefshėm udhėtimi ose dokumente qė e autorizojnė atė tė kalojė kufirin; pranimi i dokumenteve tė udhėtimit pėr kėtė qėllim mbetet nė kompetencėn e shteteve anėtare Udhėtari zotėron ose njė vizė tė vlefshme (nėse ėshtė e nevojshme), ose njė leje tė vlefshme qėndrimi
  • Udhėtari mund tė justifikojė qėllimin dhe kushtet e qėndrimit tė synuar dhe ka mjete tė mjaftueshme financiare, si pėr kohėzgjatjen e qėndrimit, ashtu edhe pėr kthimin nė vendin e tij/saj tė origjinės apo kalimin nė njė vend tė tretė ku udhėtari ėshtė i sigurt se do pranohet, apo ėshtė nė pozita pėr pėrftimin e kėtyre mjeteve nė mėnyrė tė ligjshme
  • Sistemi i Informacionit i Shengenit nuk pėrmban alarm pėr refuzim hyrjeje pėr udhėtarin dhe
  • Udhėtari nuk konsiderohet si kėrcėnim pėr rendin publik, sigurinė e brendshme, shėndetin publik apo marrėdhėniet ndėrkombėtare tė asnjė prej shteteve tė Shengenit
  • Udhėtari duhet tė ketė burime tė mjaftueshme financiare pėr tė mbajtur veten gjatė vizitės sė planifikuar

Ambasadat gjermane pergjegjese per leshimin e vizave. Pör mö shumö informacione rreht ambasadave vizito seksionin Shqiptaröt.

Procedurat e aplikimit

Si rregull, aplikuesit duhet tė paraqesin, personalisht, kėrkesat pėr vizė, sė bashku me tė gjithė dokumentet e nevojshme, nė misionin gjerman pėrgjegjės pėr vendin ku ata banojnė. Me qėllim shmangien e kėrkesave qė shkaktojnė humbje kohe lidhur me informacionin apo dokumentet shtesė, aplikuesit duhet tė kontrollojnė faqen elektronike tė misionit pėrkatės pėrpara datės sė nisjes, nė mėnyrė qė tė gjejnė tė dhėna pėr procedurėn e vizave dhe pėr dokumentacionin qė duhet dorėzuar.

Formularėt e aplikimit pėr vizė mund tė merren falas nga misionet (nė gjuhėn vendase). Aplikuesit, gjithashtu, mund tė shkarkojnė formularėt kėtu (shih nė tė djathtė). Formularėt e dorėzuar duhet tė jenė variante origjinale nė gjuhėt e duhura tė misionit nė fjalė. Formularėt e aplikimit mund edhe tė shkarkohen falas nga faqja e internetit e misionit pėrkatės.

Kerkesat per leshimin e vizes afatshkurter (Shengen)

Misioni i cili lėshon viza duhet tė sigurohet qė, nė ēdo rast individual, tė pėrmbushen kėrkesat nė vijim:

  1. Qėllimi i udhėtimit drejt Gjermanisė duhet tė jetė i kuptueshėm dhe i pranueshėm
  2. Aplikuesi duhet tė jetė nė gjendje tė financojė jetesėn e tij/saj dhe kostot e udhėtimit nga fondi apo tė ardhurat e veta
  3. Mbajtėsi i vizės duhet tė pėrgatitet tė largohet nga zona Shengen pėrpara pėrfundimit tė afatit tė vizės
  4. Tė dhėna dokumentare duhet tė ofrohen lidhur me sigurimin shėndetėsor nė udhėtim, me mbulim minimal prej 30,000 eurosh, qė ėshtė e vlefshme pėr tė gjithė zonėn Shengen
  5. Nė rast se aplikuesi nuk ėshtė nė gjendje tė vėrtetojė se ai/ajo mund tė financojė udhėtimin dhe qėndrimin nga fondet e tij/tė saj, njė person i tretė mund tė marrė pėrsipėr tė mbulojė tė gjitha kostot qė shoqėrojnė udhėtimin, nė pėrputhje me seksionin 66 dhe 68 tė Aktit tė Qėndrimit. Ky angazhim iu bėhet i ditur, si rregull, autoriteteve tė huaja tė vendqėndrimit tė personit qė e merr pėrsipėr kėtė gjė.

    Personat, hyrja e tė cilėve nė zonėn Shengen do tė rrezikonte sigurinė apo rendin publik tė shteteve tė Shengenit ose tė cilėt nuk pėrmbushin njė apo mė shumė nga kėrkesat e lartpėrmendura, nuk mund tė pajiset me vizė. Nė rast se kėrkesa pėr vizė hidhet poshtė, aplikuesi do tė njoftohet pėr arsyet kryesore tė kėtij refuzimi. Ēdo aplikues ka tė drejtė tė ndėrmarrė nismė pėr ankim ligjor kundėr vendimit tė misionit; megjithatė, nė rastin e rrėzimit tė kėrkesės pėr vizė turistike, kjo nuk do tė jetė e mundur deri mė 5 prill 2011.

    Koha qe duhet per shqyrtimin e aplikimit per vize

    Si rregull, misioneve iu duhen nga dy deri nė 10 ditė pune pėr tė vendosur mbi njė kėrkesė pėr vizė afatshkurtėr. Aplikimet pėr vizė qė i japin mbajtėsit tė drejtėn pėr qėndrim mė tė gjatė apo pėr t’u angazhuar nė punėsim fitimprurės mund tė kėrkojnė disa muaj pėr t’u shqyrtuar. Gjatė sezonit kryesor tė udhėtimit mund tė ketė periudha pritjeje pėr paraqitjen e kėrkesės nė njė mision gjerman. Personat qė duhet tė pajisen me vizė pėr tė hyrė nė Gjermani duhet, pėr rrjedhojė, tė paraqesin aplikimet nė kohėn e duhur.

    Tarifat per vize

    Qė prej 14 majit 2008, tarifa pėr tė gjitha llojet e vizave ka qenė 60,00 euro. Pėr informacione tė mėtejshme, vizitoni webfaqėn e zyrės federale pėr tė huaj www.auswaertiges-amt.de

    Burimi i informacionit ėshtė marrė nga:
    Rrjeti i Qendrave tė Shėrbimit pėr Migrantėt - IOM www.migrantservicecentres.org

Zyra pėr tė huaj
www.auswaertiges-amt.de

Zyra pėr migrim dhe refugjatė
www.bamf.de

Ministria e Brendshme
www.bmi.bund.de

Ambasada nė Prishtinė
www.pristina.diplo.de

Zyra pėr regjistrim nė Berlin
www.berlin.de/labo/auslaender

Ambasada e Kosovės nė Gjer.
www.ambasada-ks.net/de