Sponzor i kėsaj faqe ėshtė »

Faton MEDIA
Runeberginkatu 33 B, 00100 Helsinki
fatonmedia@gmail.com    www.fatonmedia.com

Ēfarė mund tė kontrolloni para se tė kontaktoni zyrėn e regjistrimit tregtar?

Ju mund tė merrni ndihmė kur tė filluar biznesin tuaj nga ofruesit e shėrbimeve tė mėposhtme:

Yritys-Suomi - www.yrityssuomi.fi

Yritys-Suomi ėshtė njė shėrbim online me plotė informacione pėr fillimin e bizneseve qė ofron materiale falas pėr pėrdoruesit e tij. Ky agjencion jep informacione nė lidhje me llojet e ndihmės qė janė nė dispozicion pėr ndėrmarrjet apo sipėrmarrėsit nė themelimin dhe zhvillimin e biznesit tė tyre. Yritys-Suomi ėshtė vėnė veēanėrisht nė shėnjestėr nė bizneseve tė vogla dhe tė mesme. Tė gjitha informacionet janė tė mbledhura nė njė vend dhe rifreskohen rregullisht. Kjo agjenci ėshtė e koordinuar nga Ministria e Punės dhe Ekonomisė.

Yritys-Suomi pėrmban rreth 130 shėrbime, ku secili ka njė faqe hyrėse me informacionin e kontaktit dhe lidhjet me informacione tė mėtejshme. Struktura ėshtė rregulluar nė pėrputhje me ciklin e zhvillimit tė ndėrmarrjes ose sipėrmarrėsit.

Shėrbimet kėshilluese pėr kontaktim direkt:

Qendrat pėr Zhvillim Ekonomik, Transport dhe Mjedis (ELY Keskus www.ely-keskus.fi) mund t'ju kėshillojė se si tė themeloni njė biznes, ju ndihmon pėr tė vlerėsuar konceptin e biznesit tuaj, dhe gjithashtu ofron trajnime rreth fillimit tė njė biznesi dhe menazhimit tė tij. Gjithashtu ju mund ta paraqiteni njoftimin tuaj nė qendrat e ELY Keskus apo rrjetin e 'shėrbimeve kėshilluese tė bizneseve nė komunėn tuaj.

Agjencitė e ndėrmarrjeve:

Disa nga pikat kryesore qė mund t'ju ndihmojn kėto agjenci janė:

  • vlerėsimin e idesė sė biznesit tuaj
  • shtyj pėrpara konceptim e biznesit tuaj
  • zgjidhjen e formės apo llojit tė biznesit
  • njoftimin pėr disa lloje tė kėrkesave dhe lejeve
  • hartimin e njė plani pėr marketing apo planin e biznesit
  • gjetjėn e njė lokacioni tė pėrshtatshėm

Qendrat e kėtyre agjencive mund ti gjeni nga webfaqja e tyre www.uusyrityskeskus.fi

Informacione dhe kėshilla lidhur me tatimet

Pėr kėshilla nė detaje mbi tatimin, kontaktoni shėrbimin kėshillues tė administratės tatimore – VERO www.vero.fi ndėrsa ne nė projektin Emigranti kemi sjellur vetėm disa informacione nė gjuhėn shqipe tė cilat mund ti shikoni tek linku anash Tatimi.

Domeinat me prapashtesėn .fi

Regjistrimi i domeinave me prapashtesėn .fi e menaxhon Autoriteti Rrgullativ i Komunikimit Finlandez - FICORA www.ficora.fi ku regjistrimin pėr ndėrmarrjen tuaj mund ta bėni edhe pėrmes ndėrmarrjeve private qė i ofrojn kėto shėrbime. Njė ndėr mė tė lirat ėshtė Oulanka Networks www.oulanka.com

Si tė regjistrohet fillimi i biznesit?

Kėrkesa nė regjistrin tregtar duhet tė plotėsohet nė finlandisht ose suedisht nga formularėt zyrtar dhe gjithashtu ekzistojn formularė nė gjuhėn angleze. Kėto formulare i gjeni te www.ytj.fi.

Formularin e njėjtė mund ta pėrdorni edhe pėr regjistrimin e tė gjitha shėrbimeve tatimore tė menaxhuara nga administrata tatimore VERO. Mė shumė informacione mund tė gjeni tek webfaqja e tyre www.vero.fi

Formulari pėrmban njė seksion themelor tė pėrbashkėt nga zyra e regjistrimit dhe administrata tatimore si dhe njė seksion qė pėrdorėt vetėm pėr administratėn tatimore. Ekzistojn e shtojca tė formularėve, speciale pėr ēdo lloj tė biznesit, qė nevojitėn vetėm nė regjistrin tregtar. Tė dhėnat qė i jepni nė seksionet qė i pėrdor administrata tatimore nuk janė publike dhe nuk jepen tek ndonjė palė e tretė ndėrsa tė dhėnat qė i jepen regjistrit tregtar janė publike pas regjistrimit nė databazėn e tyre.

Udhėzime nė anglisht se si tė plotėsoni tė dhėnat kryesore janė nė dispozicion nė sistemin e informimit tė biznesit www.ytj.fi. Ju lutemi bashkangjiteni tė gjitha dokumentet e kėrkuara nė lidhje me themelimin e biznesit.

Ku bėhet aplikimi pėr regjistrim?

Ju mun ta paraqiteni kėrkesėn

  • duke dėrguar dokumentet me post tek adresa tė cilėn e pėrdorin sė bashku zyra e regjistrimit dhe administratės tatimore (PRN, PL 2000, 00231 Helsinki).

  • duke i dėrguar dokumentet nė
    • zyrat e regjistrimit tregtar
    • zyrat e regjistrimit civil (Maistraatti)
    • qendrat pėr zhvillim ekonomik, transport dhe mjedis (ELY Keskus)
    • zyrat e administratės tatimore

Procedura e regjistrimit pas aplikimit mund tė zgjasė deri nė dy javė. Mė poshtė kemi pėrgatitur njė grafik se si shkon kjo procedurė.

Tarifa e regjistrimit

Njė tarifė pėr regjistrim nė regjistrin tregtar ėshtė e aplikuar. Shuma e tarifės mvaret nga lloji i biznesit qė regjistroni. Listėn e ēmimeve e gjeni tek regjistri tregtar www.prh.fi. Tarifa e regjistrimit duhet paguar mė parė dhe faktura duhet ti bashkangjitet dokumenteve tjera pėr aplikim. Tarifėn mund ta paguani pėrmes shėrbimit me internet apo edhe direkt tek zyrat e regjistrimit tė bizneseve (vetėm nė admnisistratėn tatimore nuk lejohet).

Kodi identifikues i biznesit (fin: Y-tunnus)

Njė kod identfikues i bizneset jepet sa mė parė qė kėrkesa juaj tė hyj nė sistemin e informimit tė bizneseve tė cilėn mund ta shikoni nga webfaqja www.ytj.fi

Ēertifikata e biznesit

Pasi qė kėrkesa juaj tė aprovohet dhe regjistrohet nė regjistrin tregtar, zakonisht ju do e merrni ēertifikatėn e biznesit pėrmes postė qė tregon detajet kryesore rreth biznesit tuaj por gjithashtu kjo ēertifikatė mund tė tėrhiqet personalisht nga zyra e regjistrimit.

Regjistrimi i bizneseve
www.prh.fi

Informim, fonde, kontakte
www.yrityssuomi.fi

Sistemi i informimit tė bizneseve
www.ytj.fi

Zyra e punėsimit
www.te-palvelut.fi

Shėrbim i bizneseve
www.yritysopas.com

VTT - bizneset nga teknologjia
www.vtt.fi

Gazeta online e bizneseve
www.kauppalehti.fi

Investo nė Finland
www.investinfinland.fi

Financimi pėr nevojat e kompanive
www.finnvera.fi

Kėshilla pėr hapjen e biznesit
www.uusyrityskeskus.fi

Fonecta - kėrkimi i bizneseve
www.fonecta.fi

ELY - qendra pėr zhvillim ekonomik
www.ely-keskus.fi

Plani i biznesit
www.liiketoimintasuunnitelma.com