Turizmi në Zvicër

Turizmi është një ndër bizneset më të mëdha në Zvicër ku disa nga malet më të larta në botë, qendrat urbane, festivalet e ndryshme dhe shumë gjëra tjera e bëjn Zvicrën një vend të veqant për turistët.

Bukuritë natyrore të cilat mund të thuhet se janë ndër më të bukurat në botë Zvicrës i kanë sjellur shumë atraksione ku edhe numri i turistëve të huaj në vit sillet rreth 10 milion.

Përveq kenaqësis që i sjell Zvicra turistëve me atraksione të ndryshme, turizmi luan një rol të madh edhe tek popullata zvicerane pasi që punson një numër të madh ku në bazë të statistikave nga numri i përgjithshëm i fuqisë punëtore thuhet se vetëm turizmi arrin në 10 % dhe duke krahasur me eksportin e përgjithshëm turzimi zën vendin e tretë.

Nga 26 regjionet e Zvicrës të gjitha kanë forma apo broshura të veqanta me informacione të ndryshme rreth turizmit të cilat ofrohen në disa gjuhë.

Promovimit të turizmit qeveria i kushton një rëndësi të madhe dhe pasi që çdo vit konkurenca rritet nga vende të ndryshme Zvicra bën një promovim për të përfituar turist nga e tërë bota por në veqanti nga vendet aziatike duke pasur si caqe Kinën dhe Indin.

Turistët e vizitojn Zvicrën gjatër tërë vitit por në disa javë të pranverës dhe vjeshtës numri pak është ma i ulët.

Gjatë verës turistët mund të shijojn shëtitjet nëpër natyrë, muzet, festivale të ndryshme dhe shumë ngjarje tjera ndëra gjatë dimrit turistët zakonisht vizitojn vendet malore ku ka një numër të madh qendrash të sporteve dimrore.

Përveq turistëve Zvicrën e vizitojn edhe shumë personalitete, biznismen etj pasi që në Zvicër gjenden shumë organizata, mbahen shumë takime si dhe ka shumë biznese nga e gjithë bota.

Sa i përket transportit Zvicra ka një sistem shumë të zhvilluar ku çdo qytet është i lidhur me linjat e trenit dhe gjithashtu ka edhe linja të autobusave.

Karakteristik e veqant tek linja e trenave është edhe udhëtimi nëpër zonat e larta malore ku linjat e trenit shkojn deri në 3600 m lartësi mbidetare duke përshkruar një rrugë me disa orë dhe me pamje të ndryshme e sidomos kur moti është i kthjellët.

Ka shumë e shumë gjëra tjera për të shkruar rreth turizmit në Zvicër por kësaj radhe ne po e përfundojm këtu duke ju premtuar se në të ardhmen do t'ju sjellim edhe shumë materiale tjera që shpresoj se ata të cilët e vizitojn Zvicrën do ta shijojn një kënaqësi të vërtet me atraksionet që i sjell ky vend.

Faqja zyrtare e turizmit është: www.myswitzerland.com