Ambasada zvicerane në Prishtinë

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë përveq vizave për Zvicër ka filluar të lëshoj viza Shengen për banorët e Kosovës që dëshirojn të udhëtojn në Austri, Francë dhe gjithashtu prej 01.04.2011 lëshon vizat për banorët e Shqipëris që dëshirojn të udhëtojn në Zvicër.

Para aplikimit për vizë ju duhet ta caktoni një termin (termini mund të vonohet 2-3 javë) dhe caktohet vetëm te nënpunësit e Ambasadës Zvicerane në hyrje të ndërtesës.

Për caktimin e terminit jeni të obliguar të sillni personalisht pasaportën e vlefshme (termini caktohet falas).

Çmimi i kërkesës për një aplikacion:
Të rriturit: 60 €
Fëmijët e moshës 6-12 vjeqar: 35 €
Fëmijët nën moshën 6 vjeqare: falas
Vizat të cilat refuzohen, te hollat nuk kthehen.

Informata telefonike lidhur me çështje të vizave
Tel.: + 381 38 261 261
E hënë - E enjte 13:30 - 16:30

E rëndësishme:
*Aplikantët e vizave duhet ta sjellin personalisht formularin e marrë nga zyra jonë .
*Vetëm personat, të cilët aplikojnë për vizë lejohen të paraqiten pranë sporteleve.
*Vetëm informatat për viza të dhëna nga nëpunësit e Ambasadës së Zvicrës për ndërlidhje janë të vlefshme!

Kujdes:
* Ambasada Zvicerane nuk bashkëpunon me asnjë agjenci jashtë zyrës.
* Ambasada Zvicerane gjendet vetëm brenda rrethojës së saj, ndërsa personat që ndodhen jashtë saj dhe ju ofrojnë shërbime nuk i takojnë personelit të Ambasadës Zvicerane.

Lidhje të dobishme:

Swiss Cooperation Office Kosovo
Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Kosovë
www.swiss-cooperation.admin.ch/kosovo

Swiss Cultural Programme - SCP Kosovo
Programi i Kulturës Zvicerane në Kosovë
www.scp-ks.ch

Sigurime shoqërore - Qëndrimi në Zvicër dhe largimi
Shqip

Aplikacioni për vizë afatgjatë (vizë D)
Shqip

Burimi i materialit është marrë nga Ambasada e Zvicrës në Prishtinë Vizito

Ambasada e Zvicrës në Kosovë

Embassy of Switzerland
Ardian Krasniqi 11
10060 Pristina / KOSOVO

Postal address
Embassy of Switzerland
p.o. Box 161
10010 Pristina / KOSOVO

Ambasada
Tel.: +381 38 261 261
Fax: +381 38 261 261 90

Sektori konsullor dhe i vizave
Tel.: + 381 38 261 261
E hënë - E enjte (13:30 - 16:30)

Ambasada pri.vertretung@eda.admin.ch
Sektori i vizave pri.visa@eda.admin.ch
www.eda.admin.ch

Orari i punës se sporteleve
Në mëngjes : me termin
Pasdite : 13 :30 – 16 :30 (e hënë – e enjte)

KU dhe SI në Zvicër