Diaspora shqiptare në Turqi - Nje veshtrim historik dhe bashkekohor

Diaspora Shqiptare ne Turqi sipas te gjitha te dhenave perben pjesen me te madhe te popullsise shqiptare ne bote, te xhvendosur nga trojet e veta e te vendosur ne territore te cilat etnikisht nuk i perkasin asaj. Prej shume kujt shifra prej afro pese milionesh merret si e mireqene, ndonese nuk ekziston ndonje evidence e plote per kete.

Aresyeja eshte se shqiptaret kane shekuj qe e marrin udhen drejt Turqise; Ne kohen e Perandorise Osmane ata ndjeheshin qytetare te saj por pjesa me e madhe e tyre ka vajtur per shkak te represionit dhe dhunes se perjetuar nga shovinistet fqinje . Kjo ka bere qe edhe niveli i emigracionit drejt Turqise te jete nje mates historik i dhunes ndaj shqiptareve ne trojet e tyre ne Ballkan. Bje fjala ne periudhen e Luftes Ruso Turke apo te Luftrave Ballkanike fluksi ka qene shume me i madh, qofte nga Kosova e Maqedonia, per shkak te represionit sllav por edhe nga Jugu i Shqiperise dhe Cameria per shkak te represionit grek.

Dukuri te tilla te dyndjeve masive vihen re midis dy Luftrave Boterore, gjate periudhes se Titos e Rankovicit per te ardhur pastaj tek tragjedia e fundit e shkaktuar nga Miloshevici.

Njohja e plote e numrit te shqiptareve ne Turqi veshtiresohet edhe per dy aresye te tjera:
E para ata jane shume te shperndare jo vetem neper qytetet e medha si Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, Adapazari por edhe neper fshatra te largeta te Anadollit ne dy anet e gadishullit turk, si ne brigjet e Detit te Zi ashtu edhe ne ate te Egjeut.

Se dyti, mbeshtetur ne Traktatin e Lozanes te viti 1923, shqiptaret nuk konsiderohen minoritet ne Turqi prandaj edhe ne pasaporten e tyre shenohet vetem shtetesia dhe jo kombesia. Cka e ceshtireson edhe me tej evidencimin e tyre.

Vendosja e Shqiptareve ne Turqi


Periudha e Pare e Emigracionit.

Vendosjen e shqiptareve ne Turqi mund ta shohim te ndare ne disa periudha. Periudhe e pare le te konsiderohet ajo e para pavaresise pra, qe nga kohet pas Skenderbeut e deri me 1912. Eshte fakt se shqiptaret aq sa e kundershtuan pushtuesin osmanlli aq edhe moren pjese aktive ne zhvillimin e atij supershteti.

Studiuesi dhe gazetari i njohur turk Turkaya Ataov ka deklaruar pa hezitim ne te perditshmen Turkish Daily News se Perandora Osmane kishte 27 Vezire shqiptare. Po keshtu sa e sa stratege ushtarake, arkitekte, ideologe, e ngriten edhe me lart lavdine e atij shteti. Dihet tashme se kryeministri osman me origjine shqiptare i deres se Qyprylinjve i dha Perandorise Osmane edhe tre shekuj jete, pikerisht ne nje cast frike nga shkaterrimi per shkak te korrupsionit, mosorganizimit dhe kaosit.

Por ajo qe duhet nenvizuar eshte se duke u ndjere, te pakten formalisht, qytetare te Perandorise Osmane, shqiptaret iu larguan terrorit te armiqve te tjere te kombit shqiptar, sllaveve dhe grekeve dhe u vendosen ne Turqi prej nga i sollen kombit te vet emra burrash te shquar te Rilindjes tone Kombetare ku sigurisht vellezerit Frasheri, Ismail Qemali zene vend te dores se pare.

Eshte interesant te verehet ne arshivat turke se emri "muhaxhir" u perdor per shqiptaret ne periudhen e Luftes Ruso Turke. Deri athere ky term nuk perdorej per shqiptaret. Pikerisht ne kete kohe, ndodhi dyndja e madhe e shqiptareve nga Kurshumlia, Vranja e Nishi drejt Turqise.

Kjo pjese e shqiptareve e cila u be pjese organike e perandorise me pas ka luajtur nje rol tejet te rendesishem ne te ardhmen e shtetit modern turk. Gjate nje fjalimi ne Parlamentin Shqiptar, Kryetari i Parlamentit Turk iu drejtuat deputeteve shqiptare me fjalet: "Ne Parlamentin qe une drejtoj shume prej deputeteve, trojet e te pareve i kane pikerisht prej ketyre aneve".

Periudha e Dyte e Emigracionit

Periudha tjeter e emigrimit drejt Turqise duhet konsideruar ajo fill pas shpalljes se pavaresise dhe sidomos si rezultat i krimeve te shemtuara te kryera nga greket ne Jug te Shqiperise, gjate viteve 1913-1914 ateher kur bandat greke dhe pasonjesit e Zografosit e te Karapanos po pergatiteshin per te ashtuquajturen Marreveshje e Korfuzit. Qellimi kryesor ishte qe te pakesohej deri ne zero numri i shqiptareve ne keto zona. E njejta pamje ishte ne Kosove ku me mijera familje lane shtepite e djegura dhe moren udhet e Anadollit.

Cdo kush qe ka patur rastin te kete pare ose te shohe Uren e famshme te Justinianit ne Adapazar do te shohe edhe kodrinen e populluar prej banoreve kosovar te vendosur aty pikerisht ne periudhen e siperpermendur. Jo vetem te vjetrit por edhe femijet ne oborret e shtepive te ndertuara si kulla tipike kosovare, flasin nje dialekt gege paksa te rende te fshatrave prej nga jane shkeputr te paret e tyre rreth 86 apo 87 vjet me pare. Ne shtepite e tyre gjen qylyma te ngjashem me ato te Kosoves si dhe oda burrash tipike kosovare. Ne to ruhen te tera zakonet shqiptare duke filluar tek dera e rende e avllise e deri tek ornamentet ne dru e punime te tjera dore si pjese e kultures materiale te shqiptareve. Nje pamje e tille mbreteron edhe ne disa fshatra te Elazizit, Adanase, Bafres etj. Familjet Cosar, Erk e Yabali nga Adanaya e deshmojne kete me se miri.

Periudha gjate Luftes se Pare Boterore eshte periudhe e shpernguljeve ndersa rezistenca per ruajtjen e territoreve te sotshme te shtetit turk dhe formimin e Republikes Turke te Kemal Ataturkut mban vulen e pashembullt te shqiptareve e njohur nga cdo kush ne Turqi ne betejen madheshtore te Canakalase. Kjo beteje dhe trimeria shqiptare gjendet e perjetesuar edhe ne vete kenget, tregimet dhe legjendat jo vetem shqiptare por edhe turke. Hymni turk i shkruar me aq mjeshtri nga poeti kombetar Mehmet Akif, nje shqiptar nga Peja, duke qene simbol i kombit tregon edhe se sa thelle shqiptaret kane shkuar ne vete jeten shpirterore te Turqise.

Nje numer i madh i shqiptareve u larguan nga Kosova midis dy Luftrave Boterore. Ne menyre te vecante ky fluks u rrit pas vdekjes se Azem Galices dhe sidomos pas elaboratit famekeq te akademikut serb Vasa Cubrilovic "Spastrimi masiv i shqiptareve" Nje marreveshje e perfolur midis qeverise se athereshme turke dhe Mbreterise Serbo-Kroato Sllovene rrenoi fshatra dhe c'populloi zona te tera ne Kosove. Per kete veprim shume intelektuale te sotshem turq jane mjaft kritike ndaj politikes turke te athereshme. Nderkohe, per shkak te gjendjes ekonomike shume shqiptare nga Shqiperia merrnin rrugen e Turqise ku pershtateshin me shpejtesi. Ne Stamboll gjenden familje te tera dikur me emer ne Shqiperi si ajo e Kurteve dhe Cupeve nga Mati si dhe ajo e Barisheve nga Shkodra. Nje nder intelektualet me te shquar te Turqise se sotshme nje shkrimtar i dashur dhe nje aktivist i dalluar i shoqatave shqiptare vjen nga familje te tilla. Ergun Zogaj eshte djali i xhaxhait i mbretit Zog dhe ka vajtur ne Turqi kur ishte foshnje. Shoqatat shqiptare e njohin ate per oratorine dhe olekuencen ne tubimet e shqiptareve si dhe per patriotizmin dhe atdhedashurine e pashoqe.

Periudha e Trete e Emigracionit

Periudha e emigracionit te shqiptareve ne Turqi, pas Luftes se Dyte mund te thuhet se i takon me shume atyre nga Cameria dhe Kosova. Numri i shqiptareve nga Shqiperia ishte mjaft i kufizuar. Disa eksponente te luftes nder ta Tahir Kolgjini shkuan ne Stamboll. Veprimtaria e tyre atje ka qene mjaft kontradiktore dhe e mbushur me ngjarje te cilat kane lene gjurme ne ndergjegjen e komunitetit shqiptaro turk per shkak te pikpamjeve shume ekstreme qe perfaqesonin pale te ndryshme. Nder ta komunistet luan nje rol shume percares nen drejtimin e legates shqiptare e me pas konsullates e ambasades. Kjo periudhe eshte edhe ajo qe beri qe lidhjet e Diaspores Shqiptare ne Turqi me Shqiperine te atrofizoheshin drejt nje vdekje te ngadalte. Kjo ka sjelle ne nje mase te madhe ndarjen, harresen, humbjen e lidhjeve midis njerezve dhe me se fundi edhe interesin e brezave te paraluftes per vete atdheun.

Per ndersa dera e atdheut, Shqiperise u mbyll me brave te rende hekuri, nje tmerr tjeter e shoqeroi shqiptarine matane kufijeve. Ne Jugosllavi pas masakres se tmerrshme te Tivarit pasoi i ashtuqujturi "Aksioni i Armeve" gjate viteve 1955 - 1956 ku shqiptaret duhej te dorezonin edhe armet qe i kishin edhe ato qe nuk i kishin. Keto te dytat duhej tua blenin serbeve, malazezeve apo maqedonasve dhe pastaj t'i dorezonin si ish prone e tyre.

Gjate kesaj periudhe tmerri e terrori, rreth 300.000 shqiptare u shkeputen prej trojeve te tyre etnike dhe u vendosen ne Turqi. Ky grup i madh populloi zona te tera ne Turqi e sidomos ne Stamboll si ne Zeytinburnu, Gazi Osman Pasa, Kucukcekmece, Bayrampasa etj. Shqiptaret e kesaj kohe jane nisur drejt Turqise pa asnje shprese. Populli turk i priti dhe i ndihmoi ata por mbeshtetjen me te madhe ata e gjeten tek njeri tjetri. Muharrem Kabashi nga Istogu tregon: "Te tmerruar nga dhuna qe lame mbrapa, te lodhur nga rruga e te dermuar nga merzia arritem ne stacionin e trenit ne Sirkeci, Stamboll. Me femije e gra, te drobitur e te pashprese dolem ne rruge dhe u ulem ne trotuarin me te pare. Nuk dinim ne bote se ku te shkonim. Nuk kaloi shume kur degjuam dike qe po fliste shqip. Na u duk se bota u be e jona. i thirra atij: O shqiptar. U kthye dhe e pashe se mbante disa buke nen sqetull. Ishte muhaxhir, si ne. Por kishte disa dite qe kishte ardhe dhe kishte ngritur nje vend sa te fuste koken me gjithe familje. Na mori me vete dhe aty se bashku filluam nje jete tjeter plot mundime. Tash djemte jane rrite e kane ndertuar dy fabrika tekstili. Por edhe pse kane kaluar 40 vjet prape asgja nuk ma mbush syrin". Zenun Istog, i ardhur po ne ate kohe, thote se edhe sot e kesaj dite andrrat i shoh atje ne Kosove, ne vendin ku kam linde.

Te ardhurit nga te gjitha trojet shqiptare nen ish-Jugosllavi jane vendosur ne grupe afersisht sic kane qene atje prej nga jane shkeputur. Per shembull ata qe jane shkeputur nga Istogu gjenden ne lagjen Ustun Tepe te Kucukcekmecese.

Grupi i madh i shqiptareve qe kane emigruar per ne Turqi eshte ai nga Cameria. Mijera e mijera shqiptare nga ata qe munden ti shpetojne shfarosjes masive te ndermarre nga qeveria greke fill pas Luftes se Dyte Boterore u vendosen ne Izmir, Soke, Gemlik, Aydin etj. Ata ju bashkuan grupit te shqipetareve nga Cameria te larguar gjate viteve 1923 - 1927 gjate kohes se te ashtuquajtures "Mubadele" Ata jane munduar qe te ruajne identitetin aq sa kane mundur ne kushtet e rrethanat e reja ne te cilen jane gjetur pas formimit te disa kolonive te vogla. Kjo duket sidomos ne mbajtjen e shume prej tyre te mbiemrit "çam" i cili ne gjuhen turke ka nje kuptim te mire: "pishe". Nje nder modelistet me te njohura te Stambollit dhe tere Turqise, Fevzie Cam eshte nga nje origjine e tille. Ne nje nder vendet me te bukura te Turqise ne Ceçme gjenden edhe grupi me i madh i çameve. Nje nder çamet me patriote ne Stamboll i quajtur Iliaz Corat i ka dhuruar nje shtepi Shoqates Vellezeria Turko Shqiptare ku ajo ka vendosur zyrat e saj ne Fatih per vite te tera.

Emigracioni drejt Turqise ka shenuar renje gjate viteve '70, '80 per shkak se shqiptaret e Kosoves filluan te orientohen me shume drejt vendeve perendimore, ShBA - se dhe Australise, vende keto qe ofronin kushte me te mira per emigrantet si dhe te ardhura me te mira. Emigrantet politike nga Shqiperia gjate ketyre viteve nuk shkonin ne Turqi. Por pas vitit 1990 nje numer i konsiderueshem shqiptaresh te Shqiperise shkuan ne Turqi. Nje pjese e pane ate si nje mundesi per te kaluar ne vende te tjera perendimore. Me pas, ata qe nuk ia arriten kesaj filluan te merren me tregetira te vogla. Shume prej tyre sot jane tregtaret me te pasur ne Shqiperi. Nder te vendosurit ne Turqi mbas vitit 1990 ka edhe disa intelektuale, sportiste si dhe artiste te baletit ne Stamboll.

Shkruar nga
Mal Berisha
www.malberisha.com