Mirë se vini në Suedi

Suedia ose Mbretëria e Suedisë siç quhet zyrtarisht është një vend i vogël evropian që shtrihet në pjesën veriore të Evropës, përkatësisht në gadishullin Skandinav.

Suedia karakterizohet me standard të lartë jetësor, shtet me mirëqenie të madhe dhe dendësi të rrallë të popullësisë.

Kryeqyteti dhe njëherësh qyteti më i madh është Stokholmi. Bashkë me periferitë e tij Stokholmi ka afër 2 milion banorë dhe është qyteti më i madh nordik. Si metropol i njohur botëror dhe për shkak të shtrirjes gjeografike mes detit Baltik dhe liqenit Melaren qyteti është quajtur Venediku i Veriut.

Megjithëse numri i banorëve nuk arrin 10 milionshin Suedia zë vendin e gjashtë në Evropë me sipërfaqe tokësore. Suedezët ndërkaq përshkruhen si njerzë të ftohtë por punëtor. Adhurojnë aq shumë natyrën sa pikëpamjet për te duken si botëkuptime të një religjioni të ri.

Suedia është monarki kushtetuese me sistem parlamentar. Ka ekonomi të zhvilluar, tatime të larta dhe vendi më i njohur në botë për inovacione.

Gjashtë qershori është dita kombëtare e suedezve. Flamuri i tyre ka begrandin e kaltër dhe një kryq ngjyrë ari.

Ju urojmë mirëseardhje dhe mësoni më shumë për Suedinë dhe komunitetin shqiptar në këtë vend skandinav duke klikuar në seksionet tjera të projektit Emigranti për Suedinë.

Autor: Shuquri Sejdijaj

Suedia