Sistemi i edukimit në Suedi

Agjencia Kombëtare e Arsimit (Skolverket) është autoriteti qendror administrativ për sistemin shkollor publik, organizimin e parashkolloreve, kujdesin e fëmijëve të moshës shkollore dhe për arsimin e të rriturve. Sistemi suedez i arsimit përfshin një numër të llojeve të shkollimit dhe edukimit, i përgatitur për individë të moshave të ndryshme dhe me nevojat dhe aftësi të ndryshme.

Parashkolloret në kopshte janë të ndara nga shkollat dhe aktivitetet e tyre konsiderohen si edukim dhe mësim. Mësimi zhvillohet nën mbikëqyrjen e mësuesve parashkollor, por mund të jetë edhe stafi tjetër që të ndihmoj në zhvillimin e fëmijës dhe të mësuarit.

Ndjekja e shkollës është e detyrueshme për të gjithë fëmijët me banim në Suedi. Fëmijët janë të detyruar të shkojnë në shkollë nga afati i vjeshtës në vitin që ata të arrijnë moshën 7 vjeqare, dhe rregulli kryesor është se frekuentimi i detyrueshëm shkollor pushon në fund të afatit pranveror pas klasës 9-të (viti 10-të në shkolla të veçanta).

Shkolla e detyrueshme mund të jetë organizuar nga komuna ose në mënyrë të pavarur. Shumica e shkollave të detyrueshme në Suedi janë të drejtuara nga komuna, dhe situata më e zakonshme është se nxënësit ndjekin shkollën në një vend afër shtëpinë së tyre. Në shkollat e detyrueshme së paku një herë në afat, nxënësi, mësuesi dhe prindërit apo kujdestari i nxënësit takohen për të diskutuar përparimin e nxënësit në shkollë dhe si ndihet ai/ajo. Kjo quhet një dialog i zhvillimit. Dialogu duhet të jep një pamje të përgjithëshme në të mësuarit e nxënësit dhe zhvillimit social.

Shkolla e mesme është falas dhe vullnetare të cilën të rinjtë mund të zgjedhin të ndjekin pas përfundimit të shkollës së detyrueshme. Në Suedi ka shumë lloje të arsimimit të të rriturve, me një numër të parimeve të ndryshme. Kjo mund të përbëhet nga çfarëdoqoft duke filluar nga arsimi kombëtar apo lokal i të rriturve e deri në kurset e punësimit, trajnimin e stafit apo trajnimit në shtëpi për ata që janë në punë.

Në Suedi universitete dhe kolegje universitare ofrojnë shumë programe studimore dhe gjithashtu kurse me një temë të veçantë.

Edhe shkollat për të huaj apo emigrantet kanë një përkrahje jashtzakonisht të madhe dhe veqanarisht ekzistojn edhe shkolla të veçanta ku mesohet gjuha suedeze dhe gjëra tjera.

Më shumë informacione rreth sistemi të edukimit mund të gjeni tek broshura më lartë apo Shkollat

Broshura Sistemi i edukimit në Suedi

Integrimi në Suedi