Qeveria e Norvegjisë

Për momentin kemi arritur të sjellim vetëm disa informacione lidhur me sistemin demokratik dhe partitë politike që verpojnë në Norvegji duke shpresur se së shpejti do sjellim edhe një artikull rreth funksionimit të sistemit qeverisës.

Sistemi demokratik

Norvegjia është një vend demokratik. Kjo do të thotë se çdokush ka të drejtën e votës dhe ndihmon për të vendosur se kush e qeveris vendin. Parlamenti norvegjez quhet Storting. Anëtarët e Storting përfaqësojnë parti politike të ndryshme. Zgjedhjet e përgjithshme zhvillohen çdo katër vjet. Qeveria duhet të miratohet nga Storting.

Norvegjia është një monarki kushtetuese. Mbreti është kreu i shtetit, por nuk ka fuqi politike. Norvegjia ka një sistem me dy nivelë të qeverisjes lokale. Zgjedhjet zhvillohen për të zgjedhur përfaqësues për në Këshillat e Qarqeve rajonalë dhe Këshillat e Distrikteve lokale. Të gjithë shtetasit norvegjezë mbi moshën 18 vjeç kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme (për në Storting), por votimi nuk është i detyrueshëm. Edhe pse nuk jeni shtetas norvegjezë, ju keni të drejtë të votoni në zgjedhjet për Këshillin e Qarkut dhe Këshillin e Distriktit, me kusht që të keni banuar në Norvegji për tre vjet përpara ditës së zgjedhjeve.

Partitë politike

Partitë që janë të përfaqësuara në parlamentin norvegjez (Stortinget):

  • Arbeiderpartiet (Partia Punëtore).
    Është parti social-demokrate. Aktualisht partia më e madhe në parlament dhe pjesëtare e koalicionit qeveritar.
  • FrP ( Partia e Progresit).
    Është parti populiste e djathtë. Është partia e dytë më e madhe në parlamentin norvegjez.
  • Høyre (Partia e Djathtë).
    Është parti konservatore.
  • Sosialistisk Venstreparti SV (Partia e Majtë Socialiste).
    Është parti social-demokrate, por më e majtë se Arbeiderpartiet: rishpërndarje më të madhe të të ardhurave (në politikën e brendshme) dhe kundër pjesëmarrjes në NATO ose në operacionet e udhëhequra nga SHBA. Aktualisht pjesëtare e koalicionit qeveritar.
  • Senterpartiet (Partia e Qendrës).
    Është vazhdim i partisë fshatare dhe ruan pothuajse të njëjtin profil politik. Aktualisht pjesëtare e koalicionit qeveritar.
  • Kristelig Folkeparti (Partia Popullore Kristiane).
    Është parti e qendrës/e djathtë e cila në politikën e saj mbështetet në normat morale të fesë së krishterë (protestante).
  • Venstre ( Partia e Majtë).
    Është partia liberale norvegjeze. Në thelb është parti e djathtë, me përjashtim të mbrojtjes së mjedisit
  • Burimi i informacioneve: UDI dhe Wikipedia.org

Norvegjia