Mirë se vini në Norvegji

Norvegjia ose Mbretëria e Norvegjisë siç quhet zyrtarisht është një vend i vogël evropian që shtrihet në pjesën veriore të Evropës, përkatësisht në gadishullin Skandinav. Norvegjia është njëri ndër shtetet më moderne në botë, me standartet më të larta të jetesës, natyrë atraktive, administrim demokratike si dhe shumë e shumë gjëra që e bëjn Norvegjinë të krenohet në shumë aspekte.


© Pixabay.com - Oslo 2015

Kryeqyteti dhe njëherësh qyteti më i madh është Oslo me një popullsi rreth 600 000 banorë. Sipërfaqja e përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307,860 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 16,360 km² ujë. Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km) , ishujt e vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri tokësorë është 2,551 km i gjatë.

Sa i përket ekonomisë, Norvegjia është një ndër shtetet me të ardhura më të larta për banorë në botë, për shkak të burimeve natyrore të naftës. Një ndër eksportuesit më të mëdhenj të naftës si sasi e përgjithshme dhe për banorë. Të ardhurat nga nafta që nuk përdoren vendosen në një fond që do të përdoret në të ardhmen për pagimin e pensioneve etj. Ky fond është unik në botë, dhe ka sot rreth 375 miliard euro.

Ky ishte vetëm një përshkrim i shkurtër reth seksionit Norvegjia duke ju premtuar se së shpejti do sjellim edhe materiale të reja me një guidë të veqant që do quhet "Mirëse vini në Norvegji".

Popullsia

Norvegjia ka rreth 5 milion banorë, mosha mesatare e popullsisë është 38 vite. 100% e popullsisë është e arsimuar. Numri më i madh i Norvegjezëve janë Luterët, 86%, katolikë dhe protestant 3%, të tjerët janë të papërcaktuar. Në Norvegji ka dy gjuhë zyrtare: bokmåle, e ngjajshme me gjuhën daneze dhe nynorsk (norvegjeze) e ngjajshme me gjuhët e vjetra. Pakica më e madhe kambëtare autoktine janë Laponët, dhe janë rreth 20 000.

Gjeografia e Norvegjisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307,860 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 16,360 km² ujë.

Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km) , ishujt e vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri tokësorë është 2,551 km i gjatë.

Klima e Norvegjisë është klimë bregdetare oqeanike përgjatë bregdetit dhe kryesisht e ftohtë dhe e lagësht si në dimër dhe në verë.

Pjesa më e madhe e relievit të Norvegjisë është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët që formon liqene të shumta. Pjesa veriore është e ngrirë gjatë gjithë vitit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të oqeanit ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,469 metrave në një vend të quajtur Galdëhopingen ( ang.:Galdhopiggen).

Burimi i informacioneve: Wikipedia.org

Shoqëria norvegjeze

Norvegjia ka një shoqëri moderne dhe mendje-hapur. Shumica e njerëzve janë mirë të arsimuar dhe gëzojnë një standard të lartë të jetesës, si dhe liri të mjaftueshme që të jenë në gjendje të planifikojnë jetën e tyre ashtu siq e shohin vetë.

Megjithatë, si në vendet e tjera të mëdha industriale, edhe shoqëria norvegjeze po përballet me sfidën e zgjidhjes së problemeve të tendencave demografike, në veçanti në plakjen e shoqërisë. Shumica e njerëzve kanë trajnim të mirë profesional, një standard të lartë të jetës në kushtet ndërkombëtare dhe fushë të përshtatshme për formësimin e jetës së tyre personale.

Norvegjia