Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë

Shërbimet e ambasadäs gjermane në Prishtinë dhe detyrat tjera jemi munduar ti pëshrkruajm shkurtimisht në këtë faqe duke u bazuar nga të dhënat që ofron kjo ambasadë.

Historia e ambasadës gjermane në Prishtinë

Ambasada gjermane në Prishtinë u takon misioneve të para diplomatike, të cilat pas mbarimit të luftës kanë hapur zyre ndërlidhëse në Kosovë.

Që nga mesi i vitit 1999, në Prishtinë u hap "Zyra për Koordinim Civil për ndihmë të menjëhershme për Kosovën". Pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, që të forcohet prezenca në Kosovë, në fund të vitit 2000 është marrë me qira një ndërtesë e përshtatshme për seli.

Në gusht të vitit 2005, Zyra Ndërlidhëse Gjermane, siç quhej atëbotë, u zgjerua për t'a përmirësuar posaçërisht shërbimin në sektorin e drejtësisë dhe atë konsular.

Më 21 shkurt 2008, Zyra Ndërlidhëse u shndërrua zyrtarisht në ambasadë. Ambasada Gjermane gjendet në kodrën e Arbërisë (ish-Dragodan), ku kanë selinë edhe shumë misione tjera diplomatike. Në ambasadë veprojnë 35 diplomatë dhe 50 vendorë.

Caktimi i termineve tani vetëm në mënyrë elektronike

Në kuadër të shtimit të shërbimeve të ofruara nga data 01.02.2013 për të gjitha llojet e kërkesave për vizë - d.m.th. viza Shengen (udhëtime turistike dhe afariste) si dhe viza nacionale (bashkim familjar, studime, qëndrime pune etj.) - terminet do të jepen vetëm në mënyrë elektronike në internet. Linkun e nevojshëm për këtë e gjeni në web-faqën e Ambasadës www.pristina.diplo.de. Me këtë nuk është më e nevojshme paraqitja personale për marrjen e një termini. Parashtruesi i kërkesës për vizë mund nga shtëpia vetë ta caktojë terminin e dëshiruar për një kohë që i përgjigjet atij. Në këtë mënyrë shmangen edhe pritjet e gjata gjatë paraqitjes së kërkesës. Sistemin elektronik të dhënies së termineve e gjeni këtu. Rezervimi i terminit në sistemin online është pa pagesë!

Sektorët e ambasadës

Menagjimi i shërbimeve të ambasadës është i ndarë në disa sektorë apo seksione. Listën e seksioneve e kemi publikuar më poshtë. Nërsa për ti parë në detaje këto shërbime, klikon këtu.

  • Seksioni politik
  • Seksioni konsullor
  • Seksioni ekonomik
  • Seksioni për bashkëpunim ekonomik
  • Seksioni kulturor
  • Seksioni i shtypit

Mini-Projekte

Të ashtuquajturat projekte të vogla formojnë një vegël të rëndësishme të bashkëpunimit teknik ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Ambasada disponon me një buxhet, nga i cili mund të ofrojë në mënyrë të shpejt dhe jobyrokratike ndihmë për projekte, me të cilat ndihmohet në mënyrë prioritare plotësimi i nevojave bazike të shtresave të varfëra dhe shumë të varfëra. Mjetet ofrohen nga buxheti i Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Informata lidhur me projektet të cilat përkrahen, partnerët e mundshëm, procedurat e aplikimit dhe formën që duhen ta kenë projekt propozimet, mund të gjeni në këtë faqen e mëposhtme të internetit.

Në mënyrë që të merrni një përgjigje, ju lusim që kërkesës tuaj t'i bashkangjitni të gjitha të dhënat tuaja kontaktuese, përfshirë një adresë elektronike të vlefshme.

Për të gjitha informacionet tjera rreth shërbimeve të ambasades gjermane, vizitoni faqen zyrtare.

Burimi i materialit është marrë nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë Vizito

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë

Ambasada Gjermane Prishtinë
Rr. Azem Jashanica Nr.17
Arbëria (Dragodan)
10000 Prishtinë

Ambasada

Tel.: +381 38 2545 00
Fax: +381 38 2545 36

Sektori i vizave

Tel.: +381 38 2545 77

Orari i punës

E hënë - E enjëte
08:0-17:30
E premte: 08.00 - 14:00

Në raste urgjente kontaktoni
Tel: +381 38 2545 00
(24 orë në ditë )

www.pristina.diplo.de

KU dhe SI në Gjermani