Studimet në Gjermani

Siq dihet interesimi i studentëve shqiptar për të studiuar në një universitet të huaj është mjaft i lartë dhe pasi përqendrimi më i madh i diasporës shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia është bërë në vendet gjermano-folëse edhe interesimi për studime vjen në këto vende. Me anë të kësaj faqe ne po mundohemi ti sjellim disa informacione bazë rreth studimeve në Gjermani.

Në këtë verzion kemi bërë një rënditje duke menduar nga nevojat parësore e deri tek arritja si një student i rregullt në një universitet gjerman. Kjo rënditje nuk do të thotë që ësht me e mira por ne do të mundohemi që kohë pas kohe, sipas nevojës rënditjen ta bëjm edhe më funksionale.

Sistemi i arsimit të lartë

Duke u bazuar nga broshura rreth sistemit të arsimit të lartë në Gjermani, sektori tretësor përfshin institucionet e arsimit të lartë dhe qendrat tjera që ofrojnë kurse studimi kualifikuese për hyrjen në një profesion për studentët që kanë përfunduar nivelin e mesëm dhe janë pajisur me kualifikim për hyrje në arsimin e lartë. Gjatë shfletimit të faqëve tjera, do gjeni informacione konkrete rreth funksionimit të këtij sistemi.

Ndarja e çështjes së studimeve

Si funksionojn universitetet në Gjermani (gjetja e vendit të duhur)

Sa më shumë zgjidhje që të kesh, ndonjëherë është më vështirë që të zgjedhesh, në këtë rast Gjermania jep një mundësi të tillë ku ekzistojn 409 institucione të arsimit të lartë të njohura zyrtarisht në 165 qytete në të gjithë Gjermaninë. Gjithsej, këto universitete dhe kolegje ofrojnë më shumë se 14 500 programe studimi dhe nga të gjitha këto u keni për të zgjedhur një të tillë. Për t'ja u lehtësuar juve zgjedhjen e një drejtimi të duhur, më poshtë do mundohemi ti bëjm disa sqarime rreth funksionimit të këtij sistemi.

Llojet e shkollave universitare

Ekzistojn 3 lloje të universiteteve dhe kolegjeve në Gjermani: 1. Universitetet 2. Universitetet e shkencave të aplikuara dhe 3. Kolegjet a artit, filmit dhe muzikës.

  • Universitetet
    Zgjedhja e studimeve në një universitet është një ide e mirë nëse ju jeni të interesuar në një arsim të orientuar në shkencë. Universitetet ofrojnë një gamë të gjerë të kurseve dhe drejtimeve të ndryshme. Disa shkolla janë të specializuara në disiplina të caktuara, të tilla si teknologji e avancuar, mjekësi, arsim etj. Nëse ju dëshironi të merrni një program të doktoraturës atëherë universiteti është vendi i përsosur për ju.
  • Universitetet e shkencave të aplikuara
    Universitetet e shkencave të aplikuara janë ideale nëse ju jeni duke kërkuar për një arsimim të orientuar më shumë në praktikë. Këto institucione ju sjellim studentëve një arsimim të bazuar shkencërisht, të përshtatura për kërkesat e jetës profesionale. Programet në këto fusha në përgjithësi përfshijnë stazhe dhe një lloje praktike. Kjo ju mundëson studentëve që ti aplikojnë njohuritë e tyre në punë praktike tek kompanitë dhe bizneset e ndryshme.
  • Kolegjet a artit, filmit dhe muzikës
    Nëse ju dëshironi për të studiuar në një fushë të artit ose dizajnit, ju mund të jeni kandidat i përsosur për një kolegj të artit, filmit apo muzikës. Në kolegje të tilla ju do gjeni kurse të arteve të bukura, industri dhe dizajn të modës, arte grafike, muzikë instrumentale, zërit etj. Këto kolegje i trajnojn studentët për tu bërë drejtorë, operatorë të kamera, skenarist, producent dhe teknikë për filma dhe televizione etj. Për tu pranuar në këto kolegje, duhet të keni talente të veqanta pasi në disa raste nevojiten kërkesa të ndryshme.

Cili është dallimi në mes universiteteve publike dhe private?

Shumica e universiteteve dhe kolegjeve në Gjermani janë publike, pra ata marrin fonde nga qeveria federale. Disa janë të financuara edhe nga kisha Protestante apo Katolike. Përveç këtyre institucioneve, ekzistojn edhe mbi 100 universitete private dhe kolegje të cilat lëshojn diploma të njohura zyrtarisht. Shumica e këtyre janë universitetet e shkencave të aplikuara.

Shumica e studentëve në Gjermani janë të regjistruar në universitetet publike. Vetëm 3 % e të gjithë studentëve marrin pjesë në një institucion privat. Cilësia e mësimdhënies në të dy llojet e universiteteve, megjithatë, është e një krahasimi të lartë.

Kordinimi i arsimit në Gjermani

A e dini se arsimi universitar në Gjermani nuk është i koordinuar nga qendra? Secili nga 16 shtetet (landet) ka ligjet e veta të arsimit të lartë dhe udhëzime. Universitetet gjermane kanë kryesisht rregullat e veta, që do të thotë se jo të gjitha rregullat zbatohen për çdo universitet. Prandaj, gjithmonë duhet të shikoni në lidhje me rregullat e veçanta në universitetin e zgjedhjes suaj.

Aplikimi dhe regjistrimi në universitetet gjermane

Këtu do japim disa informacione rreth përgatitjes për aplikim në një universitet gjerman dhe disa informacione tjera të regjistrimit pasi të pranohuni si student i rregullt.

Testi i aftësive apo pranimi dhe vërtetimi i kualifikimeve

Dallimet ndërmjet sistemeve të edukimit në mbarë botën dhe dallimet e zhvillimit socio-ekonomik sjellin edhe dallime në kualifikimet shkollore prandaj shumica e studentëve që dëshirojn të studiojn në Gjermani duhet ti nënshtrohen disa provimeve. Pasi që nuk ekzistojn rregullta të përbashkëta në universitetet gjermane edhe këto provime mvaren nga universitetet e caktuara. Më posht kemi bërë një përshkrim se cka është TestAS.

Çfarë është “TestAS”-i?

TestAS është një test për studentë të huaj, të cilët aplikojnë për një studim bazë (p.sh. Bachelor ose diplomë) në një shkollë të lartë gjermane. Ky test nuk është i nevojshëm për master. Testi përfshinë aftësi intelektuale, të cilat janë të rëndëishme për studime të suksesshme. Nuk kërkohet dije specifike, ose nga një specialitet i caktuar. TestAS nuk provon aspektet e personalitetit, motivimit apo interesave. Duhet të informoheni patjetër në faqet e internetit të universiteteve, nëse ju nevojitet TestAS-i. Për më shumë informacione rreth këtij testi, vizitoni webfaqën zyrtare www.testas.de.

Aftësitë e gjuhës gjermane

Ju duhet të keni aftësi të mira të gjuhës gjermane për të studiuar në një universitet në Gjermani. Aplikuesit e huaj duhet ti nënshtrohen një testi të gjuhës para se të mund të regjistrohen në një program shkollor. Testet më të pranuara gjerësisht janë TestDaF dhe DSH. Testi TestDaF mund të bëhet edhe në vendet nga vijn studentët të cilin e organizojn institutet e licensuara gjermane ndërsa testi DSH vetëm në Gjermani nga institucionet e universiteteve përkatëse. Të gjitha çertifikatat e lëshuara nga instituti Goethe janë të pranuara në të gjitha universitetet gjermane. Këto teste bëhen vetëm sa për tu njohur me gjërat elementare të gjuhës gjermane pasi që rreth përgatitjes së gjuhës për studime të rregullta, ju jepet kohë deri në dy vite për të arritur shkallën e duhur. (Për më tepër rreth shkallës së gjuhës dhe informacione tjera, shikoni informacionet tek universiteti që keni zgjedhur për të studiuar).

Testet në Shqipëri mbahet tek Deutschzentrum - Tirana www.goethe.org/tirana, në Kosovë mbahen përmes institutit Geothe nga Selanku (Greqi) www.goethe.de/thessaloniki (së shpejti do ju njoftojm edhe rreth organizimet në Prishtinë) ndërsa në Shkup përmes LinguaLink – www.lingualink.com.mk. Të gjitha këto njoftime rreth testit TestDaF mund ti gjeni tek faqja zyrtare www.testdaf.de

Pranimi i diplomës suaj (njohja e diplomave)

Nëse ju doni të studioni në një universitet gjerman, keni nevojë për një çertifikat të lëshuar nga shkolla (ger: Hochschulzugangsberechtigung) apo në Gjermani këtë e quajn edhe Abitur. Për të shikuar nëse çertifikata juaj pranohet nga institucionet zyrtare DAAD ka një shërbim online që tregon rreth shumicës së institucioneve por megjithatë rreth pranimit të çertifikatave kontaktoni universitetin e zgjedhur pasi që disa universitete mund ti pranojn ndërsa disa tjerë jo. Zakonisht çertifikatat e lëshuara nga universitetet publike që kanë sistemin e Bolonjës, pranohen në shumicën e universiteteve.

Aplikimi në një universitet

Ekzistojn rrugë të ndryshme për të aplikuar në një universitet gjerman. Rreth aplikimit duhet të keni parasysh edhe degën të cilën e keni zgjedhur ku format e aplikimit ndahen në dy grupe. Në grupin e parë bëjn pjesë degët të cilat janë shumë të popullarizuara (sidomos ato të mjeksisë) ku edhe numri i aplikuesve është shumë më i madh se numri i vendeve që pranohen prandaj këtu janë të vendosura disa rregulla në nivel federal ku bëhet edhe verifikimi i diplomave të huaja ndërsa në grupin e dytë kushtet e pranimit janë më të lehta. Megjithatë ju duhet të kontaktoni zyrën për të huaj nga universiteti që keni zgjedhur dhe aty merrni informacionet e sakta rreth procedurave të pranimit.

Dëshmia e financimit të studimeve

Në shumicën e rasteve pas pranimit si student i rregullt në ndonjë universitet, ju duhet të dëshmoni rreth financimit të studimeve tuaja dhe në këtë rast këtë e beni duke aplikuar për vizë në ambasadën gjermane. Financimin e studimeve mund ta bëj edhe një i afërm i juaji dhe për këtë ju duhet të dëshmoni një dokument që i mbulon të gjitha shpenzimet tuaja gjatë studimeve në Gjermani dhe duhet të jetë i vulosur nga notari. Dëshminë e financimit mund ta bëni edhe vetë, nëse keni të holla të gatshme ku si vërtetim ju kërkohet një dëshmi nga llogaria bankare në emrin tuaj. Shuma e paraparë për një vit llogaritet së paku duhet të jetë 5 000 € ku nga mbulohet të gjitha shpenzimet e një studenti duke filluar nga banimi, ushqimi, sigurimet etj.

Sigurimi shëndetësor

Gjatë aplikimit për vizë ju duhet të keni me vete edhe një sigurim shëndetësor i cili është i obliguar që ta ketë çdo student. Këtë mund ta bëni përkohesisht në vendin tuaj ndërsa pasi të arrini në Gjermani duhet ta merrni një sigurim nga kompanitë e atjeshme.

Viza

Nëese ju i plotsoni kushtet të cilat i përmendem më lartë atëherë mund të aplikoni për një vize studentore. Siq po shihet, dokumentet kryesore për aplikim janë:

  • Së pari plotsohet aplikacioni për vizë
  • Dëshmia se jeni pranuar nga një universitet gjerman
  • Dëshmia rreth financimit të studimeve dhe
  • Sigurimi shëndetësor

Rreth procedurave tjera, në projektin Emigranti tek seksioni Lejet, kemi përgatitur një faqe të veqant rreth vizës studentore.

Jeta studentore në Gjermani

Gjatö kohös sö studimeve ju do provohuni me gjöra tö ndryshme. Qö köto gjöra tö ju lehtsohen juve, ne kemi pörgatitur disa materiale tö cilat shpresojm tö ju ndihmojn sadopak.

Angazhimi (Përfshirja)

Studentët në universitet mund të angazhohen nëpër organizata studentore të ndryshme si: politike, kulturore, sociale dhe mjedisore, të tilla si Erasmus Alumni, Amnesty International apo University Press. Këto grupe zakonisht takohen një herë në javë dhe janë të hapura për të gjithë. Një angazhim i tillë, përveq përvojave të ndryshme do të duket mbresëlënëse edhe në CV-në tuaj.

Udhëzim: Mos kini frikë për të marrë pjesë në një takim si një mysafir për të dëgjuar. Kjo do t'ju ndihmojë të gjeni se cili grup mund t'ju pëlqej juve, njohja e njerëzve të rinjë dhe mundësi tjera.

Hiwis (asistent në universitet)

Duke punuar si një asistent universitar jo vetëm që ju ofron të ardhura të rregullta shtesë, por edhe pasqyrë në biznesin e akademikëve, kontakte me të gjitha llojet e instruktorëve dhe një vend të sigurt për të shkruar letrën tuaj përfundimtar të studimeve. Kjo është arsyeja pse punët në "Hiwis" janë shumë të popullarizuara në mesin e studentëve.

Udhëzim: Lidhjet janë thelbësore për të marrë një punë si asistent në universitet. Mbani sytë hapur, flisni me miqtë tuaj të cilët janë tashmë në Hiwis, ose thjesht pyesni profesorët tuaj të preferuar, nëse është ndonjëe vend i lirë (sidomos pas ai vlerëson shkëlqyeshëm prezantimin tuaj).

Zyra ndërkombëtare

Zyra ndërkombëtare (ger: Akademisches Auslandsamt, eng: International Office) është vendi i parë që ju të shkoni pas mbërritjes në universitet, nëse keni probleme ose pyetje në lidhje me studimet tuaja. Shumë zyra ndërkombëtare organizojnë ngjarje orientuese për studentët e rinj në fillim të çdo semestri, për të cilat ne ju rekomandojmë që të merrni pjesë.

Udhëzim: Mos ngurroni të vizitoni zyrën tuaj ndërkombëtare. Stafi është gjithmonë në gjendje për ti ndihmuar studentët e huaj dhe mund të sigurojë të gjithë informacionet që ju duhen në lidhje me universitetin tuaj.

Punësimi si student

Kur flasim për të holla apo punë studentore sigurisht që shumica e shqiptarëve shfaqin interesimin e tyre prandaj nëse jeni të interesuar për të fituar disa para ekstra duke punuar me kohë të pjesshme, bordi i njoftimeve në universitet ose "Schwarzes Brett" është vendi ku ju do të gjeni vendet e lira të punës nga s humë ndërmarrje të afërta me universitetin. Ndër fushat që më së shumti ofrohen për punësim janë: Telemarketing në qendrat e thirrjeve, punë në restorane, ndimës sekretari etj dhe kjo sigurisht do mvaret edhe nga aftësit tuaja kualifikuese dhe përvoja e mëparshme.

Udhëzim: Universiteti nuk është i vetmi vend ku ju do të gjeni reklama për punë të ndrysheme. Disa dyqane vendosin lajmrimet në dritaret e tyre dhe siq dihet oferta të shumta mund të gjeni edhe përmes internetit. Në projektin tonë, ne ja kemi kushtuar një seksion të veqant punës i cili quhet Puna.

Për studentët që nuk vijnë nga vendet e BE-së ose ZEE-së, punësimi është i kufizuar. Ata lejohen të punojnë 90 ditë me kohë të plotë ose 180 ditë me kohë të pjesshme në vit. Studentët ndërkombëtarë të cilët nuk vijnë nga BE-ja, nuk munden, në asnjë rast, të vetëpunësohen apo të punojnë si profesionistë të lirë.

Nëse dëshironi të punoni gjatë studimeve më shumë sesa 90 ditë me kohë të plotë apo 180 ditë me kohë të pjesshme brenda një viti, ju duhet të merrni miratimin e Agjencisë së Punësimit dhe Departamentit për të Huajt. Marrja ose jo e miratimit varet nga situata e tregut të punës në vendin tuaj të studimeve. Në rajonet ku ka nivel të lartë papunësie, ju do të keni pak shanse të punoni më shumë sesa 90 ditë.

Nëse ndiqni një kurs gjuhe apo studimet në kolegjin përgatitor, rregullat janë më rigoroze sesa ato për studentët e regjistruar rregullisht. Ju do të lejoheni të punoni vetëm me lejen e Departamentit për të Huajt dhe Agjencisë së Punësimit dhe vetëm gjatë kohës së lirë kur nuk keni leksione. Studentët e huaj mund të punojnë në Gjermani deri një vit pas diplomimit. Sidoqoftë, puna duhet të jetë e lidhur me fushën e studimeve.

Mensa (salla ushqimore)

Ju mund të gjeni ushqime të mira dhe të lira në sallën e ngrënies studentore (Mensa). Nëse ju jeni një vegjetarian, ju nuk do të shkoni të uritur sepse tani enët e ushqimit vegjetarian janë standarde në sallat e mëdha të ngrënies. Çdo ditë, studentët lajmrohen rreth përmbajtjës së ushqimit, në pikat informuese. Çdo vit zgjidhet salla me e mirë e ngrënies në Gjermani.

Udhëzim: Nëse ju nuk dëshironi të humbasni ushqimin tuaj të preferuar, shikoni faqen e internetit të rrjetit studentor "Studentenwerk" apo revistën informuese për një pasqyrë se ku dhe çfarë ushqime janë planifikuar gjatë javëve në vijim.

Rückmeldung (Rr-regjistrimi)

Në fund të çdo semestri, ju duhet të ri-regjistrohuni në universitetin tuaj në mënyrë që ata e dinë se keni ndërmend të kthehuni semestrin në vijim. Që të ri-regjistrohuni ju jeni të detyruar të paguani kontributin e semestrit që kap shumën nga 100 – 200 € (në disa shtete – lande, paguhen edhe tarifa të studimeve mirëpo kjo tarifë pothuajse në shumicën e shteteve është duke u hequr).

Semesterticket (Bileta e transportit publik)

Me Semesterticket, studentët në shumë universitete mund të përdorni transportet publike si: autobus, trena, tramvaj dhe metrot nëntokësore falas. Kostoja është përfshirë automatikisht në tarifat e shkollimit tuaj. Kartela studentore zakonisht funksionon si Semesterticket ndërsa zona që mund ti shfrytzoni transportin publik mvaret nga rrethina ku jetoni por zakonisht përfshinë një numër të madh të qyteteve në rrethinë por megjithatë ju këshillojm që të informohuni më saktësisht nga universiteti rreth zonës së shfrytëzimit dhe mjeteve të transportit.

Zimmersuche (Gjetja e një dhomë)

Në qytetet e mëdha si Mynih, Këln dhe Hamburg, shpeshë akomodimi mund të jetë shumë i vështirë për tu gjetur. Studentët sikurse ju, kudo janë duke kërkuar për një vend të bukur dhe të lirë. Ju mund të gjeni dhoma edhe përmes faqëve të internetit si dhe vendosni njoftimet në universitet tek tabela e shpalljeve "Schwarzes Brett" por gjithashtu mund ta kontaktoni rrjetin studentor "Studentenwerk" që ju ndihmon për strehim nëpër konvikte.

Udhëzim: Filloni të kërkoni banesë qysh më herët sepse për të gjetur një banesë, mund të merr mjaft kohë ndërsa pranimi në universitet nuk garantohet nëse ju automatikisht do të merrni një dhomë tek konviktet studentore.

Adresat e institucioneve të ndryshme

Informacione tjera ne gjuhën shqipe mund të gjeni edhe tek webfaqja www.studime-ne-gjermani.org.

Së shpejti do sjellim edhe adresat e institucioneve të ndryshme të cilat janë të lidhura me studimet në Gjermani. Këtu do përfshihen edhe organizatat studentore.

Integrimi në Gjermani