CV dhe rëndësia e saj në Gjermani

Si të shkruaj një CV

Në vitet e fundit thuajse edhe në trojet shqiptare ka filluar të përdoret CV-ja gjatë kërkimit për ndonjë vend të punës, edhe pse ende nuk ka arritur në nivelet e shteteve kapitaliste, kjo veti është gjithnjë në rritje prandaj me anë të kësaj broshure po mundohem që ta sqaroj një model se si shkruhet një CV me standarte ndërkombëtare.

Ekzistojn disa standarte të CV-ve dhe ato pak a shumë dallon edhe nga shteti në shtet por ka edhe shumë shtete që e përdorin standartin e njëjët e sidomos shtetet e bashkimit evropian.

Kam parë disa lloje të CV-ve, me sqarime dhe shumë gjëra tjera por janë disa gjëra të cilat nuk më kanë pëlqyer sepse nuk i përshtaten çdo shteti apo personi prandaj kam menduar që me anë të kësaj borshure të përpiloj një model i cili do ti përshtatet pothuajse çdo shteti dhe personi që dëshiron të shkruaj një CV të thjeshtë dhe të kuptueshme.

Nëse më pyesni se përse ky model mendon se është i thjesht, i kuptueshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë, përgjigjen do ta mirreni vetë deri sa ti ndiqni sqarimet në vijim dhe në fund ta shikoni se çfar modeli do të jetë. Nëse më pyesni se si e dini ju që ky model është ndër modelet më të mira, përgjigja do ishte nga përvoja që kam hasur më këtë model dhe ajo që është me më rëndësi "mësimi nga të tjerët" pra këtë model e kam mësuar nga një person që ka punuar në nivelet dhe standartet më të larta në shtete të ndryshme kapitaliste.

Nëse e bëjm krahasimin me disa CV standarte si psh nga modelet e Europas do të them se në shumicën e rasteve hasën probleme të ndryshme të cilat ndoshta mund ti përshtaten ndonjë përsoni me përvojë të gjatë apo kualifikim të lartë por jo të gjthëve prandaj më poshtë do ti shënoj disa gjëra të cilat mendoj se nuk përshtatën dhe pastaj do filloj më përpilimin e modelit tim.

  1. Në shumë raste të formave të gatshme (template) duhet lenë hapsira të zbrazëta sepse shumica nuk i plotsojn të gjitha këto hapsira apo kritere
    (si ju duket juve një CV ku shumica e tabelave apo rreshtave janë të zbrazëta?)
  2. Shumica e formave (template) vijn të dizajnuara me korniza (tabela) të cilat ndonjëherë paraqesin vështirësi për ti fshirë apo modifikuar
    (arsyeja: të gjithë nuk e njohin aq mirë përdorimin e programeve për shkruarje)
  3. A do ketë më shumë vlerë një CV me disa rreshta të kuptueshëm apo një me më shumë faqe dhe pak shënime? Bëni ju vetë krahasimin.

Le të fillojm prej fillimit në detaje duke e krijuar një model të thjesht që edhe të tjerët mund ta përdorin ndërsa për ata të cilët dëshiroj të shohin praktikisht ecjen e procedures mund ta hapin modelin e gatshëm dhe ta përcjellin, por un ju kisha preferuar që njëherë ta shikoni vetë duke dizajnuar me procedurat në vijim dhe pastaj e bëni një krahasim (po shpresoj se do jetë shumë lehtë dhe i ngjashëm).

Dizajnimi i CV-së

Së pari e krijoni një dokument të ri në (Microsoft Word, OpenOffice, etj) dhe në fillim tek ana e majtë e faqës i shënoni të dhënat tuaja personale në këtë formë:
Emri dhe Mbiemri
Adresa
nr. tel:
e-mail:
www. nëse keni

Pasi ti shënoni këto tani vjen në përdorim tasti TAB (gjindet mbi tastin Caps Lock) i cili mundëson dizajnimin ma të lehtë dhe të kjart të CV-së dhe siq thashë më lartë është lehtë dhe besoj shumica e dini ta përdorni pra nësë vendosim kursorin tek fundi i "Emri dhe Mbiemri" dhe shtypin tastin TAB (3 ose 4 herë) kursori do të zhvendoset diku në mes të rreshtit dhe tani mund të shënojm me shkronja të mëdha "CURRICULUM VITAE" që shkurt e quajm CV dhe të njëtën gjë e përsërsisim tek "Nr. tel" dhe shkruajm datën (në këtë rast 20.08.2012) pra forma e kësaj që tham më lart do të duket kështu:

Emri dhe Mbiemri                                                     CURRICULUM VITAE
Adresa
nr. tel:                                                                            20.08.2012
e-mail:
www. nëse keni

Këto sqarime që i bëmë më lartë besoj se do ti kuptoni lehtë dhe në vazhdim ju ti përdorni vetë duke ja përshtatur CV-së tuaj. Në vazhdim do jap edhe njëherë pak sqarime rreth dizajnimit të CV-së dhe më pas do vazhdoni ju vetë ta dizajnoni pra në radhë vijn informatat personale.

INFORMATAT PERSONALE

Emri                                      Faton Krasniqi
Ditëlindja dhe vendi           dd.mm.vvvv qyteti (shteti)

Siq po e shihni informatat personale i kam shënuar me shkronja të mëdha në format bold ndërsa tjerat me të vogla, pra format normal dhe nëse vreheni largimin e fjalëve me tastin TAB e kam bërë për katër herë dmth ketu ja kam përshtatur një dizajn që informatat të cilat kërkohen të jenë të ndara në të majt (më poshtë vijn datat) dhe në të djathtë shënimet e kërkuara.

Në vazhdim do vjen EDUKIMI pra shënoni të gjitha llojet e edukimit duke përfshirë diplomat, kurset, apo ndonjë trajnim që posedoni dokumente.

Këshillë:

Tek shqiptarët është mbetur një veti e dobët që nëse aplikon për ndonjë vend të punës që ka kualifikim profesional dhe ka punu në ndonjë punë jashtë profesionit të nivelit më të ulët, nuk e shënon këtu duke menduar se kjo do t'ja ul personalitetin por në botën kaputaliste këto gjëra mirren si pozitive duke pasur parasysh përvojën në gjëra të ndryshme dhe unë ju kisha këshilluar që se paku të bëni një përshkrim të shkurtër.

Në radhë do vjen PATENT SHOFERI që në shumë raste në shtetet kapitaliste ka një rol pozitiv dhe shumica prej tyre e posedojn. Pas patent shoferit vjen IT e cila ka një rëndësi të veqant pasi që në shumë vende të punës kërkohet që të njihen së paku programet bazë të kompjuterit si shembull edhe këtë program që ne po shkruajm CV-në.

Në radhë vjen GJUHËT duke filluar nga gjuha amëtare dhe me radhë ato që i njeh më mirë.

E fundit në rastin e këtij modeli vjen HOBI i cili ka një rëndësi mesatare pasi që tregon edhe interesat tuja jashtë profesionit ku disa ndërmarrje e marrin edhe parasysh sepse ke raste kur sjelljet në ambietin e punës mvaren edhe në sjelljet në aktivitetet tjera.

Me duket se kemi ardhur deri ne fund por nuk e di se sa faqe ju kanë mbushur juve prandaj siq po e vëreni në CV-në time ka 2 faqe dhe siq po e shihi në fillim të faqës së parë në të djathë kam shënuar 1 (2) që tregon se cilën faqe po e shikoni pra edhe ju duke përdorur udhëzimin sikurse në fillim tek dizajnimi i CV edhe në këtë rast punoni me tastin TAB duke zhvendosur kursorin deri në fund që te jetë hapsira për ta shënuar numrin e faqës.

Ky ishte një model i imi për të cilin shpresoj ta keni pëlqyer dhe do tju shërbej për nevojat tuaja. Kuptohet ky nuk është as modeli ma i mirë, as ma i keqi dhe kuptohet që mund të ketë edhe ndryshime duke hequr diqka dhe duke shtuar diqka tjetër por ajo që është me rëndësi jam munduar që me anë të këtij modeli ti sjell të gjitha informacionet e nevojshme gjatë kërkimit për punë si dhe shkruarja, dizajnimi, kjartësia etj të jenë të kuptueshme për të gjithë.

Në disa raste të modeleve tjera nëpër CV kam parë që kërkesën për një vend të punës e vendosin së bashku me CV por unë ju kisha propozuar që kërkesën ta bëni veq dhe CV-ia të mbetet ashtu siq i takon një CV. Kuptohet që edhe kërkesa do të luaj një rol të rëndsishëm për ta binduar punëdhënësin që ju keni aftësi për ta bërë punën që ai kërkon dhe si këshillë ju kisha dhënë që këtë kërkesë ta bëni sa më shkurt (5-10 rreshta) duke qenë shumë i kjart dhe modest.

Modelet e gatshme të CV-së në formatin PDF, në gjuhë të ndryshme mumd ti merrni tek lidhjet në fillim të faqës. Shpresoj që ky model i imi ju ka pëlqyer shumicës prej jush dhe do t'ju ndihmoj për nevojat tuaja. Nëse keni diçka të pa kjartë, mos hezitoni të më shkruani tek fatonmedia@gmail.com

Autor:
Faton Krasniqi

Integrimi në Gjermani