Pozita gjeografike e Gjermanisë

Gjermania shtrihet në pjesën qëndrore të Evropës e rrethuar nga nëntë vende fqinje, me Danimarkën (veri), Poloninë (lindje), Çekinë (jug-lindje), Austrinë dhe Zvicrën (jug), Francën, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën (perëndim). Ka një sipërfaqe prek 357 104 km². Kryeqyteti i Gjermanisë është Berlini, i cili zenë edhe vendin e parë për nga numri i banorëve.

Disa nga lumenjtë më të mdhënjë në Evropoë kalojn nëpër Gjermani. Peisazhet gjermane janë jashtëzakonisht të ndryshme dhe tërheqëse duke përfshirë vargje të ulëta dhe të larta malore, një shtrirje me liqenjë, pyje dhe afërsisht 2390 km bregdet.

Shumica e Gjermanisë ka një klimë të butë sezonale, në të cilën erërat e lagështa dominojn nga perëndimi. Klima moderohet nga depozitimi i atlantikut në veri, nag zgjerimi i rrymave të gjirit. Ky ujë i ngrohtë i prek zonat në kufi me detin e veriut, për rrjedhojë në veri-perëndim dhe në veri është klimë oqeanike. Reshjet ndodhin gjatë gjithë vitit, sidomos në verë. Dimrat janë të butë dhe verat priren të jenë të ftohtë, megjithëse temperaturat ndonjëherë mund të
tejkalojnë 30 °C.

Pjesa lindore ka një klimë më kontinentale, dimrat mund të jenë shumë të ftohtë dhe verat shumë të ngrohta, dhe periudha të gjata me thatësira janë të shpeshta. Pjesa qendrore dhe jugore janë rajonet në tranzicion të cilat ndryshojnë nga të moderuar oqeanike në kontinentale. Përveç klimave detare dhe kontinentale që mbizotërojnë mbi pjesën më të madhe të vendit, në rajonet malore në jug dhe në disa zona qendrore të Gjermanisë ka një klimë malore, e karakterizuar nga temperatura më të ulta dhe reshje të madhe.

Temperatura mesatare është 9 º C. Lartësia mbidetare arrin pikën më të lartë deri 2 962 m në malin Zugspitze.

Lumenjëtë më të gjatë janë Rhein 865 km, Elbe 700 km, Donau 647, Main 524, Weser 440 km, Saale 427, Spree 382 km, Ems 371 km, Neckar 367, Havel 343, Werra 292 km, Mosel 242 km, Fulda 218 km, Elde 208 km, Oder 162 km etj. (emraj janë në gjermanisht).

Liqenet më të mdhenjë janë. Bodensee 536 m², Müritz 109 km², Chiemsee 80 km², Schweriner See 62 km², Starnberger See 56 km². Gjermania ka dalje në detin Baltik dhe derin e Veriut ndërsa lumi Rhein është i lundrueshëm dhe përmes Holandës lundrimi ka dalje në det.

Gjermania