Çka është KU dhe SI në Finlandë?

Në ndryshimet e mëdha në versionin e ri të projektit Diaspora (ish- Emigranti) ka lindur edhe produkti i ri "KU dhe SI" duke bërë një klasifikim më të qartë rreth çështjeve të diasporës shqiptare.

Diaspora, si një nga projektet më të mëdha private kushtuar çështjeve të integrimit dhe komunitetit shqiptar, ka bërë ndarjen në 4 grupe. Në grupin e parë hyjnë çështjen që kanë të bëjnë me pasqyrën e përgjithshme të atij shteti ku vendosën shqiptarët dhe në këtë rast Finlanda. Në grupin e dytë hyjnë çështjet e integrimit duke u fokusuar në të kuptuarit e rëndësisë së integrimit, gjuhës, edukimit, punës dhe biznesit. Në grupin e tretë do fokusohemi në çështjet e komunitetit shqiptarë duke përfshirë aktivitetet kulturore përmes shoqatave shqiptare, aktivitetet e biznesit, shkollat shqipe dhe nevojat tjera që lidhen me komunitetin shqiptarë dhe të huaj ndërsa grupin e katërt e kemi emëruar KU dhe SI.

Çfarë kuptimi ka KU dhe SI? Ideja bazë qëndron në atë se KU të gjenden informacionet dhe SI të përdoren shërbimet të cilat ofrojnë sektori privat dhe shtetëror. Qëllimi i këtij produkti është në sjelljen e informacioneve konkrete dhe të shpejta apo shkurt dhe qartë, në çështjet të cilat shumica prej nesh i përdorim në jetën e përditshme.

Edhe pse ka shumë informacione në kuadër të projektit Diaspora me një shtrirje shumë të gjerë, ky produkt ka si synim arritjen e cakut të caktuar duke i zgjedhur gjërat për nevoja konkrete pasi dihet se jo të gjithë janë të interesuar për ti njohur gjërat në detaje, prandaj këtu ju mund të zgjedhni gjërat sipas interesit tuaj.

KU dhe SI do të funksionoj në disa mënyra, ku një ndër qëllimet kryesore është arritja e bashkëpunimit me institucionet finlandeze dhe pikërisht me zyrat që merren me çështjen e të huajve si dhe shërbimet që ofrojnë agjencitë e ndryshme të cilat ne i shfrytëzojmë më së shumti. Në anën tjetër do kemi edhe një bashkëpunim me ndërmarrjet private të cilat ofrojnë shërbime që lidhen me interesat e të huajve.

Bashkëpunimi i ndërsjellë shpresojmë do sjell një interes të gjithanshëm, si tek institucionet dhe bizneset private po ashtu edhe tek të gjithë shqiptarët.

Vërejtje: ky është versioni i parë testues duke shpresuar se gabimet e mundshme do i përmirësojmë kohë pas kohe.

KU dhe SI në Finlandë