I ri në Finlandë

Zhvendosja nga vendlindja në një vend tjetër nuk është edhe aq e lehtë duke marr parasysh ndryshimet e mëdha shoqërore, kulturore, ekonomike etj, prandaj ne për t'ju lehtësuar juve disa gjëra gjatë fillimit, kemi përgatitur disa udhëzime bazike të cilat shpresojmë se së paku do ju ndihmojnë deri sa të stabilizoheni.

Kur mendojmë për termin "i ri në Finlandë" sigurisht të gjithë mendojmë kur arrijmë për herë të parë mirëpo këtu duhet të bëjmë një dallim duke e ndarë në dy grupe. Nëse dikush do vizitojë Finlandën për herë të parë apo disa herë, që ka qëllim vizite si turist apo qëllime tjera me qëndrim për një kohë të shkurtër, atëherë ne kemi ofruar materiale tek grupi i parë Finlanda prandaj kjo faqe ndoshta nuk do vijnë në ndihmë aq sa keni nevojë. Nëse kalojmë në grupin e dytë, atëherë kjo do të thotë se "I ri në Finlandë" ka kuptimin për ata të cilët zhvendosen për një kohë të gjatë me status të rregullt.

Si i ri në Finlandë, në shumicën e rasteve gjërat që ju keni pritur, pasi të keni arritur ju duken shumë më ndryshe prandaj edhe planifikimi i tyre i më hershëm apo edhe pasi të keni arritur do ju lehtësoj shumë gjëra për të ardhmen.

Ndonjëherë dikush mendon se këto gjëra janë shumë të lehta apo mendon se edhe i njeh por sigurisht nëse bëhet planifikimi i tyre dhe një studim më i mirë, ato do të lehtësohen edhe më shumë ndërsa në anën tjetër disave ju duken se këto gjëra janë shumë të vështira, por në fakt nuk janë edhe aq sa mendohet nëse interesimi për ti njohur është në nivel të duhur prandaj për të gjithë grupet ne po mundohemi ti përshtatim informacionet më të nevojshme në interesin e juaj.

Disa nga procedurat fillestare do i sjellim së shpejti duke përfshirë: regjistrimin, pajisja me gjërat në jetën e përditshme si telefoni, llogaria bankare, kartela e udhëtimit etj. Pas këtyre, do vazhdojmë edhe me gjërat tjera afatgjatë duke përfshirë planifikimin e planit të integrimit, njohjen me komunitetin shqiptarë, të huaj si dhe finlandez etj.

KU dhe SI në Finlandë