Bizneset shqiptare në Finlandë

Historia e bizneseve shqiptare në Finlandë

Veprimtaria e bizneseve shqiptare ka filluar qysh në vitet 90-ta, pas ardhjes së grupit më të madh të shqiptarëve. Kur flitet për bizneset shqiptare në Finlandë, gjithmonë përmenden disa fusha që shqiptarët janë më të kyçur dhe në këtë rast ne do i përfshijmë vetëm 5 fushat më të njohura.

Ndërtimtari

Ndërtimtaria si një profesion që ka shtrirje të madhe në tërë botën ku jetojnë shqiptarët, ka zënë vend edhe në Finlandë. Shkaku i burokracisë dhe tregut të sistemit të punës ku ndërmarrjet e mëdha fitojnë shumicën e tenderëve për ndërtime të larta, bizneset shqiptare mbulojnë më së shumti punimet ndihmëse në ndërtime të ndryshme si nën-kontraktorë. Pasi fusha e ndërtimtarisë është shumë e gjëra, këtu mund ti veçojmë punimet në prishje apo thyerje, fasada, pastrim, me dërrasë etj. Këto biznese zakonisht punësojnë një mesatare nga 5-10 punonjës por ka edhe disa prej tyre që kanë mbi 20 punëtor.

Autolarje

Autolarjet janë një nga fushat më të përhapura të bizneseve shqiptare në mbarë Finlandën. Këtu përfshihen edhe shumë ndërmarrjet të cilat merren me riparimin e veturave, shitjen dhe blerjen si dhe shërbime tjera të kësaj fushe. Këto biznese zakonisht punësojnë një mesatare nga 2-5 punonjës.

Pizzeria

Fusha e hotelerisë ka një shtrirje mjaft të madhe. Në këtë grup më së shumti bëjnë pjesë restorantet në formë pizzeria dhe vendet ushqimore për drekë. Piceritë zakonisht punësojnë një mesatare nga 2-5 punonjës ndërsa vendet ushqimore për drekë dhe disa restorante 5 - 10 punëtorë.

Logjistika

Logjistika si një nga profesionet që ka filluar të përhapet vitet e fundit ka treguar suksese të mëdha sa i përket bizneseve shqiptare. Përveç një numri të madh të punëtorëve në fushën e logjistikës, shembull të bizneseve shqiptare kemi edhe një ndër ndërmarrjet që punëson më së shumti shqiptarë, Besku Logistics Oy

Bizneset shqiptare





Bizneset shqiptare