Ndërmarrjet e mëdha punësuese në Finlandë

Duke sjellur tek ju një listë të ndërmarrjeve të mëdha punësuese, ne kemi parë të nevojshme së pari të bëjm në sqarim të shkurtër rreth funksionimit të sistemit me ndërmarrjet e ofruara më poshtë. Kjo do t'ju ndihmoj që ti kuptoni shumë më lehtë disa rregulla dhe funksionimin e të punuarit në vende të ndryshme dhe me orarë të ndryshëm.

Sistemi i kontratave

Ndërmarrjet e mëdha punësuese të cilat i kemi paraqitur më poshtë kanë një sistem që dallon nga kontratat e përhershme. Kontratat e këtyre ndërmarrjeve zakonisht janë të hapur që dmth se puna e ofruar tek ju është sipas nevojës. Këto kontrata janë të hapura sepse puna ofrohet nga një ndërmarrje tjetër dhe zakonisht në këto ndërmarrje punohet vetëm në raste të caktuara (sipas nevojës) prandaj edhe nuk ofrohet një punë e përhershme.

Në këto raste ju quheni si punëtor me qira pasi punën konkrete e bëni për një ndërmarrje tjetër e cila ju ofrohet përmes punëdhënsit tuaj. Kjo punë ndryshon në bazë të kohës, vendit, ndërmarrjes etj që dmth se ju do punoni në vende të ndryshme për ndërmarrje të ndryshme dhe gjithashtu edhe sektori i punës mund të ndryshoj. Në disa raste ju mund të punoni vetëm në një vend apo të punoni më shpesh (nëse ata kanë nevojë) por për të gjitha këto duhet ta lajmroni punëdhënsin tuaj.

Informimin rreth kushteve të përgjithëshme e merrni gjatë nënshkrimit të marrveshjet me punëdhënsin. Në shumë ndërmarrje informimin rreth kushteve të përgjithëshme mund ta merrni edhe në gjuhën angleze. Shumica e rregullave të punës janë të njëjta sikruse me kontratat tjera duke përfshirë ligjet e punës dhe të drejatat e punëtorit por në disa raste ato ndryshojn prandaj duhet të keni parasysh rregullat të cilat i merrni gjatë nënshkrimit të kontratës.

Fillimi i punës

Për të fituar një vend të punës në këto ndërmarrje zakonisht pas kontaktimit të stafit punues ju kërkohet që ta plotsoni formularin e aplikimit i cili në shumicën e rastëve gjindet tek webfaqet zyrtare ndëra këtë mund ta merrni edhe në zyrën e tyre. Ju rikujtoj se në aplikacion, në shumicën e rasteve ju duhet ta bashkangjitni edhe CV-në tuaj.

Pas plotësimit të aplikacionit dhe shqyrtimit nga stafi punues, do të ftoheni për një intervistë e cila në shumë raste pëfrundon me kontratë ku mund t'ja filloni punës që nga ai moment. Në disa raste, intervistat mund të zgjasin më shumë dhe kjo ndodhë edhe për mos plotësimin e kushteve të kërkuara nga ta prandaj duhet të keni durim apo ti kontaktoni më shpesh.

Në rast se ju keni gjetur një vend të punës, i cili ka lidhje me ndodnjërën nga këto lloje të ndërmarrjeve atëherë procedurat e fillimit të punë janë më të lehta ku formalisht do keni një intervist dhe në shumicën e rasteve do filloni të punoni.

Orari i punës

Duhet të keni parasysh se orari i punës në këtë sistem ndryshon që dmth se ësthë shumë fleksibel por kjo e gjithë bëhet në bazë të marrveshjes. Duke u bazuar në kontratën tuaj, punëdhënsi ju informon rreth ofertës së punës (vendin dhe kohën) dhe pastaj ju vendosni nëse dëshironi ta pranoni ofertën apo ta refuzoni. Refuzimi i ofertës nuk do të thotë se ata ju largojn nga puna por në raste se e pranoni ofertën atëherë në bazë të kontratës ju jeni të detyruar që ta kryeni atë punë (për raste të veqanta, duhet ta lajmroni me kohë punëdhënsin).

Orari i punës mund të zgjasë në bazë të nevojës ku kufizimi minimal është 4 orë. Në raste të caktuara nëse juve ju ësht premtuar psh 8 orë punë ndërsa punëdhënsi nuk ka nevojë ti plotësoj këto orë por ai kërkon që ta lëshoni vendin e punës me herët, ju nuk jeni të detyruar ta leshoni por kjo bëhet vetëm në bazë të marrveshjës nëse ju pranoni vetë. Pagesa bëhet vetëm për aq orë sa punoni dhe zakonisht në këto ndërmarrje ju llogaritet edhe orari i pauzës (orari i ushqimit dhe pauzave të vogla).

Ju keni të drejt të kërkoni nga punëshënsi juaj që në ditë apo kohë të caktuara të mos keni oferta dhe kjo zakonisht bëhet kur dikush është i zënë me shkollën apo ka një punë tjetër në ndërmarrje tjetër. Gjithashtu kjo vlen edhe nëse doni të keni ditë të lira apo dëshironi të shkoni në pushim, vetëm se ju sugjeroj që këtë ta bëni me kohë pasi punëdhënsi juaj do ta fitoj një besim më të madh tek ju. Nëse të gjitha këto do bëhen me kohë, dhe nuk punoni për një kohë ta caktuar, ata nuk do ju largojn nga vendi i punës mirëpo ofertat më të mira ndoshta mund të ndryshojn dhe kjo mvaret edhe nga konkurenca dhe aftësitë tuaja që i tregoni në punë.

Sigurisht që ka edhe disa gjëra tjera që do ishte e nevojshme ti dini por kjo do të shihet gjatë përvojës tuaj dhe zakonisht nëse keni diçka të pa kjartë ju mund ti diskutoni me punëdhënsin.

Disa informacione shtesë mund ti gjeni edhe tek kategoritë tjera në këtë seksion.
Suksese të gjithëve dhe punë të mbarë.

Integrimi në Finlandë