Kursi i integrimit

Duke parë të arsyeshme nevojën dhe kërkesën e disa shqiptarëve që jetojnë në Finlandë rreth çështjeve të ndryshme në jetën e përditshme si gjuha, punësimi, shërbimet elektronike etj. jemi duke filluar me kurset fillestare të integrimit.

Përmbajtja e kursit:

Më poshtë kemi publiku vetëm disa nga temat kryesore të kursit. Përmbajtjen në detaje do e publikojmë në fillim të kursit me mundësi ndryshimi sipas interesave të grupit.

  • Integrimi, rëndësia dhe disa shembuj konkret
  • Gjuha finlandeze dhe praktika në jetën e përditshme
  • Shërbimet elektronike

Kohëzgjatja

Faza e parë e kursit do fillojë në muajin Shkurt dhe do zgjasë 3 muaj. Kurset do mbahen 2 herë në jave nga 2 orë në ditë.

Grupet:

Në grup do të ketë 5 - 8 persona

Pagesa

Pagesa mujore e kursit është 70 €

Info shtesë:

Gjatë ndjekjes së kursit, printimi i materialeve të përgatitura nga ne do të ofrohet falas.

Sqarim:

Duhet të keni parasysh se ne nuk lëshojmë çertifikata rreth ndjekjes së këtij kursi. Ky është një shërbim privat që ka si qëllim avancimin e njohurive të përgjithshme rreth funksionimit të sistemit finlandez dhe shërbimeve të ndryshme duke u fokusuar më së shumti në çështjet e gjuhës finlandeze, punësimit dhe shërbimeve në jetën e përditshme.

Lokacioni

Tikkurilantie 68 C
01300 Vantaa

Kontakt:

Faton Krasniqi
Tel: 040 837 4680
fatonmedia@gmail.com
www.gjiganti.com
www.fatonmedia.com

Integrimi në Finlandë