Çka është integrimi në Finlandë

Integrimi është një term me kuptime të ndryshme prandaj edhe ekspertët japin mendime dhe opinione të pavarura pasi nuk ka një përcaktim të saktë por megjithatë kur flasim për të huajt dhe në këtë rast diasporën shqiptare atëherë mund të themi se të gjithë kanë një ide dhe qëllim i cili shkon në interes të komunitetit shqiptarë drejt rrugës së edukimit.

Nga pikëpamja ime, integrimi është një proces i përshtatjes dhe përfitimit të njohurive të reja në një shoqëri të re, e cila shkon në interesin personal dhe shoqërorë duke zgjidhur probleme të ndryshme të cilat na sfidojnë në jetën e përditshme. Në anën tjetër integrimi është një proces edukativ i cili mbulon mungesën e njohurive që bëjnë dallime nga natyra kulturore, socio-ekonomike, teknologjike dhe shërbimeve të ndryshme si dhe shkëmben përvojat të cilat njerëzit janë përballur në jetën e tyre të përditshmet nga vendet e origjinës.

Në versionin e ardhëm ne do sjellim edhe më shumë detaje rreth të kuptuarit e çështjes së integrimit pasi kjo është baza themelore në të gjitha çështjet në jetën e përditshme. Megjithatë nëse shikoni shembujt të cilët i kemi dhënë për ta kuptuar më lehtë çështjen e integrimit, do ju ndihmoj shumë për të ndjekur rrugën e duhur gjatë këtij procesi.

Integrimi në Finlandë