Gjuha finlandeze

Gjuha finlandeze (Suomen kieli) flitet nga pjesa më e madhe e popullsisë në Finlandë rreth 89 % si dhe nga finlandezët etnik që jetojnë në vendet tjera si Suedia, Norvegjia etj. duke përmbledhur rreth 6 milion në mbarë botën.

Gjuha finlandeze është pjesë e familjes së gjuhëve ugro-fine ku bëjnë pjesë edhe gjuha estoneze dhe hungareze. Struktura dhe fjalori i saj janë shumë të ndryshëm nga gjuhët tjera indo-evropiane prandaj edhe dallimi në mes tyre është shumë i madh. Për ta kuptuar më lehtë dallimin me gjuhët tjera ne do marrim dhe krahasojmë disa fjalë të njohura nga gjuhë të ndryshme që kanë ngjashmëri të mëdha në mesi veti por kur vijmë tek finlandishtja ato dallojnë rrënjësisht. Fjala futboll, football (anglisht), fussball (gjermanisht), fotboll (suedisht) ndërsa jalkapallo (finlandisht). Një tjetër, universitet, university (anglisht), universität (gjermanisht), universitet (suedisht) ndërsa yliopisto (finlandisht).

Edhe pse ka një dallim të madh me shumicën e gjuhëve tjera, kjo nuk do të thotë se është një ndër gjuhët më të vështira në botë për ta mësuar sepse ka edhe disa veti pozitive nëse bëjmë krahasimin me gjuhën shqipe dhe në këtë rast mund të theksojmë leximin ku fjalët lexohen ashtu siç shkruhen. Në këtë rast mund ta bëjmë krahasimin e të mësuarit të gjuhës angleze ku fjalët shkruhen ndryshe dhe në disa raste theksohen ndryshe ndërsa në gjuhën finlandeze shumica e fjalëve theksohen ashtu siç shkruhen por dallimi këtu qëndron në rastet kur fjalët kanë shkronja të dyfishta dhe këtu qëndron edhe një ndër problemet më të mëdha për të mësuar finlandishten.

Integrimi në Finlandë