Hapja e një biznesi të ri në Finlandë

Çfarë mund të kontrolloni para se të kontaktoni zyrën e regjistrimit tregtar?

Ju mund të merrni ndihmë kur të filluar biznesin tuaj nga ofruesit e shërbimeve të mëposhtme:

Yritys-Suomi -www.yrityssuomi.fi

Yritys-Suomi është një shërbim online me plotë informacione për fillimin e bizneseve që ofron materiale falas për përdoruesit e tij. Ky agjencion jep informacione në lidhje me llojet e ndihmës që janë në dispozicion për ndërmarrjet apo sipërmarrësit në themelimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre. Yritys-Suomi është vënë veçanërisht në shënjestër në bizneseve të vogla dhe të mesme. Të gjitha informacionet janë të mbledhura në një vend dhe rifreskohen rregullisht. Kjo agjenci është e koordinuar nga Ministria e Punës dhe Ekonomisë.

Yritys-Suomi përmban rreth 130 shërbime, ku secili ka një faqe hyrëse me informacionin e kontaktit dhe lidhjet me informacione të mëtejshme. Struktura është rregulluar në përputhje me ciklin e zhvillimit të ndërmarrjes ose sipërmarrësit.

Shërbimet këshilluese për kontaktim direkt:

Qendrat për Zhvillim Ekonomik, Transport dhe Mjedis (ELY Keskus www.ely-keskus.fi) mund t'ju këshillojë se si të themeloni një biznes, ju ndihmon për të vlerësuar konceptin e biznesit tuaj, dhe gjithashtu ofron trajnime rreth fillimit të një biznesi dhe menazhimit të tij. Gjithashtu ju mund ta paraqiteni njoftimin tuaj në qendrat e ELY Keskus apo rrjetin e 'shërbimeve këshilluese të bizneseve në komunën tuaj.

Agjencitë e ndërmarrjeve:

Disa nga pikat kryesore që mund t'ju ndihmojn këto agjenci janë:

  • vlerësimin e idesë së biznesit tuaj
  • shtyj përpara konceptim e biznesit tuaj
  • zgjidhjen e formës apo llojit të biznesit
  • njoftimin për disa lloje të kërkesave dhe lejeve
  • hartimin e një plani për marketing apo planin e biznesit
  • gjetjën e një lokacioni të përshtatshëm

Qendrat e këtyre agjencive mund ti gjeni nga webfaqja e tyre www.uusyrityskeskus.fi

Informacione dhe këshilla lidhur me tatimet

Për këshilla në detaje mbi tatimin, kontaktoni shërbimin këshillues të administratës tatimore – VERO www.vero.fi ndërsa ne në projektin Emigranti kemi sjellur vetëm disa informacione në gjuhën shqipe të cilat mund ti shikoni tek linku anash Tatimi.

Domeinat me prapashtesën .fi

Regjistrimi i domeinave me prapashtesën .fi e menaxhon Autoriteti Rrgullativ i Komunikimit Finlandez - FICORA www.ficora.fi ku regjistrimin për ndërmarrjen tuaj mund ta bëni edhe përmes ndërmarrjeve private që i ofrojn këto shërbime. Një ndër më të lirat është Oulanka Networks www.oulanka.com

Si të regjistrohet fillimi i biznesit?

Kërkesa në regjistrin tregtar duhet të plotësohet në finlandisht ose suedisht nga formularët zyrtar dhe gjithashtu ekzistojn formularë në gjuhën angleze. Këto formulare i gjeni te www.ytj.fi.

Formularin e njëjtë mund ta përdorni edhe për regjistrimin e të gjitha shërbimeve tatimore të menaxhuara nga administrata tatimore VERO. Më shumë informacione mund të gjeni tek webfaqja e tyre www.vero.fi

Formulari përmban një seksion themelor të përbashkët nga zyra e regjistrimit dhe administrata tatimore si dhe një seksion që përdorët vetëm për administratën tatimore. Ekzistojn e shtojca të formularëve, speciale për çdo lloj të biznesit, që nevojitën vetëm në regjistrin tregtar. Të dhënat që i jepni në seksionet që i përdor administrata tatimore nuk janë publike dhe nuk jepen tek ndonjë palë e tretë ndërsa të dhënat që i jepen regjistrit tregtar janë publike pas regjistrimit në databazën e tyre.

Udhëzime në anglisht se si të plotësoni të dhënat kryesore janë në dispozicion në sistemin e informimit të biznesit www.ytj.fi. Ju lutemi bashkangjiteni të gjitha dokumentet e kërkuara në lidhje me themelimin e biznesit.

Ku bëhet aplikimi për regjistrim?

Ju mun ta paraqiteni kërkesën

  • duke dërguar dokumentet me post tek adresa të cilën e përdorin së bashku zyra e regjistrimit dhe administratës tatimore (PRN, PL 2000, 00231 Helsinki).

  • duke i dërguar dokumentet në
    • zyrat e regjistrimit tregtar
    • zyrat e regjistrimit civil (Maistraatti)
    • qendrat për zhvillim ekonomik, transport dhe mjedis (ELY Keskus)
    • zyrat e administratës tatimore

Procedura e regjistrimit pas aplikimit mund të zgjasë deri në dy javë. Më poshtë kemi përgatitur një grafik se si shkon kjo procedurë.

Tarifa e regjistrimit

Një tarifë për regjistrim në regjistrin tregtar është e aplikuar. Shuma e tarifës mvaret nga lloji i biznesit që regjistroni. Listën e çmimeve e gjeni tek regjistri tregtar www.prh.fi. Tarifa e regjistrimit duhet paguar më parë dhe faktura duhet ti bashkangjitet dokumenteve tjera për aplikim. Tarifën mund ta paguani përmes shërbimit me internet apo edhe direkt tek zyrat e regjistrimit të bizneseve (vetëm në admnisistratën tatimore nuk lejohet).

Kodi identifikues i biznesit (fin: Y-tunnus)

Një kod identfikues i bizneset jepet sa më parë që kërkesa juaj të hyj në sistemin e informimit të bizneseve të cilën mund ta shikoni nga webfaqja www.ytj.fi

Çertifikata e biznesit

Pasi që kërkesa juaj të aprovohet dhe regjistrohet në regjistrin tregtar, zakonisht ju do e merrni çertifikatën e biznesit përmes postë që tregon detajet kryesore rreth biznesit tuaj por gjithashtu kjo çertifikatë mund të tërhiqet personalisht nga zyra e regjistrimit.

Integrimi në Finlandë