Ambasada e Belgjikës në Sofje

Ambasada e Belgjikës në Sofje (Bullgari) përfaqëson misionet diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Përveç kësaj ambasade, Belgjika në Kosovë përfaqësohet nga zyra diplomatike (me kompetenca konsullore) ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni përmes konsullatave të nderit. Udhëzimet për qytetarët e Kosovës i kemi dhënë më poshtë.


Viza për Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg

Të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg, ju nevojitet të kenë vizë udhëtimi. Terminet për aplikimin e vizave me kohë të shkurtër (turistike) duhet të bëhen në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë. Ambasada zvicerane do përfaqësojë këto shtete dhe zyra diplomatike e Belgjikës në Kosovë nuk do ndërhyjë në këto çështje.

Garantuesit (personat që e dërgojnë ftesën) për viza turistike, me kujdes duhet ti tregojnë komunës ku banojnë se Zvicra do e përfaqësojnë Belgjikën për këto viza, kjo ndikon në çështjen e procedurave për komunën.

Vizat në rastet të veçanta

Në raste të veçanta lidhur me vizat për Belgjikë dhe Luksemburg, qytetarët e Kosovës duhet të kontaktojnë Ambasadën e Belgjikës në Sofje (Bullgari) përmes postës elektronike: sofia@diplobel.fed.be

Këtu bëjnë pjesë:

  • vizat për martesë apo bashkëjetesë
  • rastet mjekësore
  • viza për kthim (leje qëndrimi i skaduar apo i humbur)

Vizat për kohë të gjatë

Të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë në Belgjikë apo Luksemburg, për një kohët të gjatë (viza D) duke përfshirë vizat për bashkim familjar, studime, punë, duhet të kontaktojnë Ambasadën e Belgjikës në Sofje (Bullgari) përmes postës elektronike: sofia@diplobel.fed.be


Zyra belge në Prishtinë (me kompetenca konsullore)

Zyra belge në Prishtinë i kryen shërbimet diplomatike dhe ato konsullore për qytetarët e Belgjikës. Duhet të keni parasysh se zyra belge në Prishtinë nuk ofron mbështetje për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Belgjikë dhe nuk mund të veprojë si ndërmjetësues prandaj ju këshillohet që të kontaktoni Ambasadën e Kosovës në Belgjikë.

Diplomatic office Pristina

Taslixhe 1, 23A
10000 Pristina
Kosovo

Orari për shërbime konsullore:
E hënë - E premte
09:00 - 12:00 dhe 14:00 - 16:00

+381 38 518 918
+381 38 518 338
pristina (at) diplobel.fed.be
http://kosovo.diplomatie.belgium.be


Konsullatat e nderit

Konsullatat e nderit kanë më pak kompetenca sesa ambasadat dhe konsullatat (të përgjithshme). Konsujt nderi nuk kanë gjithmonë shtetësinë belge ose flasin gjuhët zyrtare të Belgjikës prandaj ju duhet të kontaktoni me ambasadën e Belgjikës në Sofje.

Shkup

Boulevard Koco Racin 14/4-3
1000 Skopje
Macedonia
PO Box 660

+389 2 313 62 09
+389 2 313 62 09
conbel@t-home.mk

Tiranë

Kompleks Edicom, Pallati 1 Kati 8,
Rruga Taulantia
L1 Dürres
Albania

+355 68 202 41 56
consubelalb@hotmail.com


Vërejtje:

Duhet të keni parasysh se ne si pjesë e portalit Gjiganti.com nuk jemi organi kompetent për çështjet që i keni lexuar më lartë dhe nuk ofrojmë asnjë shërbim shtesë. Ne vetëm mundohemi që përmes këtij portali të japim udhëzime dhe krijojmë lehtësira për qytetarët shqip - folës duke u bazuar nga të dhënat që i ka ofruar misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar përmes webfaqes zyrtare http://bulgaria.diplomatie.belgium.be

Rifreskuar me: 22.10.2017