Ambasada e Austrisë në Prishtinë

Nga 1 Janari 2010 Ambasada e Zvicrrës në Prishtinë i lëshon vizat Shengen (Viza C) në vend të Amasadës Austriake edhe për shtetas kosovarë të cilët duan të udhëtojnë në Austri.

Kontaktet e ambasadës austriake në Prishtinë i kemi vendosur anash ndërsa për ambasadën zvicerane klikoni linkun në vijim Ambasada e Zvicrës në Prishtinë

Udhëtimi Juaj për në Austri

Për të udhëtuar në Austri, shtetasve të Republikës së Kosovës u nevojiten vizë valide. Me një pasaportë valide kosovare dhe vendbanim kryesorë në Kosovë ata mund të aplikojnë për vizë – Shengeni në Ambasadën zvicërrane në Prishtinë ose Ambasadën Austriake në Shkup. Për viza D ose leje-qëndrime për Austri duhet aplikuar vetëm në Ambasadën Austriake në Shkup.

Prej 19 Korrikut 2013, shtetas të vendeve të treta, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në zonë të Shengenit duhet të posedojnë dokument udhëtimi i cili:

  • është i vlefshëm edhe për tre muaj pas datës së kthimit nga zona e Shengen-it, dhe
  • është lëshuar brenda 10 viteve të fundit.

Një shtetas i vendeve të treta i cili planifikon të qëndroj deri në tre muaj në Austri, duke filluar nga 19. Korriku 2013, duhet të ketë një dokument udhëtimi të paktën edhe gjashtë muaj të vlefshëm.

Burimet e informacioneve janë marrur nga webfaqja e ambasadës austriake Vizito.

Rifreskuar me 05.09.2013

Ambasada e Austrisë në Kosovë

Ambasada austriake në Prishtinë

Rr. Ahmet Krasniqi 22
(Arbëria I)
10000 Prishtinë


Ambasada
Tel.: +381 38 249 284
Fax: +381 38 249 285
E-mail pristina-ob@bmeia.gv.at
www.bmeia.gv.at

Puna me palë për çështje konsullore:
E Hënë – E Premte
09:00 - 12:00


KU dhe SI në Austri