Puna dhe perfitimi i një profesioni në Austri

Shërbimet e AMS-së janë të hapura për të gjithë personat dhe ndërmarrjet që kërkojnë këshilla mbi një bazë vullnetare. Shërbimet ofrohen falas. AMS është e detyruar të ruaj, mbrojtjen e privatësisë dhe paanësisë.

Grupet e synuara të shërbimit të punësimit publik:

  • Punëkërkuesit
    • të papunët
    • kërkuesit e punësuar
    • të rinjët në kërkim për mësim
    • të larguarit nga shkolla në kërkim të karrierës
  • Ndërmarrjet
    • Punëdhënësit (personat fizikë dhe juridik) që dëshirojnë të bashkëpunojnë me AMS-në
    • Shkëmbimin e informacionit në lidhje me kërkesën e punës dhe ofertës
    • Shqyrtimin dhe mbushjen e vendeve të lira
    • Parandalimin e papunësisë
    • Kualifikimet, trajnimet dhe masat mbështetëse

Si të kontaktohet me AMS-në?

  • Kontaktimin personal me degët e zyrave rajonale të cilat mund ti gjeni tek www.ams.at
  • Kontaktimin personal me këshilluesit e programit evropian EURES
    EURES-in mund ta gjeni tek www.europa.eu/eures (Eures advisers)

Çka është EURES?

EURES qëndron për shërbimet e punësimit europian dhe është një rrjet i gjerë i bashkëpunimit në Evropë. Ai është projektuar për të promovuar lëvizjen e lirë të punëtorëve, duke siguruar, këshilla informacione dhe vendosje / rekrutim të shërbimeve. Me EURES, të gjithë mund të përfitojnë nga tregu i punës në Evropë.

Integrimi në Austri