Turizmi në Austri

Turizmi përbën një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Austrisë, pothuajse 9 % të prodhimit të brendshëm bruto. Nga statistikat në 2007, numri i përgjithshëm i turistëve me qendrim mbi një natë qëndron afërsisht i njëjtë për verën dhe sezonin e dimrit, me numrin më të madh në shkurt dhe korrik / gusht.

Në vitin 2007, Austria renditet e 9-të në mbarë botën në faturat ndërkombëtare të turizmit, me 18.9 miliardë dollar amerikan. Në ardhjet turistike ndërkombëtare, Austria renditet e 12-të me 20.8 milion turistë.

Vjena tërheq një pjesë të madhe të turistëve, si në verë ashtu dhe në dimër. Salzburgu merr rreth 1/5 e turistëve në krahasim me Vjenën, i cili renditet i 2 në sezonin e verës. Në sezonin e dimrit, një numër të vendpushimeve të sporteve dimërore në Austrinë perëndimore arrin Salzburgun në numrin e qëndrime turistike gjatë natës. Sëlden, Saalbach-Hinterglemm, Ischgl, Sankt Anton am Arlberg etj.

Të dhënat rreth turistëve janë paraqitur në nivelin komunal, të ndara sipas vendeve të origjinës dhe sezoneve. Nga këto të dhëna mirren iformacione rreth numrit të shtretërve sipas llojit të akomodimit, raportet e banimit, qytet turistik, pozita austriake në turizmin ndërkombëtar etj. Me anë të masave të veçanta të turizmit një pasqyrë globale është ofruar nga statistikat e Austrisë www.statistik.at por këtu ka edhe informacione mbi fusha të veçana. Rezultatet e përzgjedhura janë paraqitur në seri kohore.

Vizitat në Austri më së shumti përfshijnë udhëtimet në Vjenë në katedralen e saj, "Heurigen" (baret e venës) dhe ngjarjet romantike muzikore. Një vlerë të vizitës e kanë Salzburgu - vendlindja e Mozart, Insbruk - kryeqyteti i Tirolit i rrethuar nga Alpet, dhe lugina e Danubit me vreshtat e saj, për shembull Wachau ose Dunkelsteinerwald, të cilat janë në mes të Melk dhe Krems.

Në pjesën perëndimore të vendit në regjionin Vorarlberg arrin liqeni Bodensee, dhe në pjesën lindore liqeni Neusiedler See. Ndër tre monumentet më të vizituara në Austri janë Schönbrunn Palace (2,590,000 vizitorë në vit), Tiergarten Schönbrunn (2,453,987 vizitorët) dhe Mariazell Basilica (1.500.000 vizitorët). Rëndësi të madhe turistike janë skijimi austriak, alpinizmi dhe vendpushimet malore në alpet si familje-miqësore, zonat rekreative (p.sh. uji i shtrigave në Tirol). E njëjta gjë vlen edhe për liqenet e shumta austriake (p.sh. Wolfgangsee dhe liqene të tjera në lindje Salzkammergut e Salzburg ose Wörthersee në Kärnten ).

Për vizitorët e interesuar në artin e medias, është qendra e artit elektronik në Linz. Që nga viti 1979 kjo qendër ka organizuar festivalin elektronik të artit dhe paraqiti “Ars Prix Electronica” duke e renditur me çmimin më të lartë për artin e mediave.

Për më shumë informacione rreth turizmit vizitoni portalin zyrtar www.austria.info

Austria